Nëna dhe vajza takohen pas 42 vitesh, Ardit Gjebrea qan në emision

239

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ardhur një 42-vjeçare e cila kërkon nënën e saj biologjike. Ajo është braktisur kur ishte foshnjë tek shtëpia e fëmijës dhe pasi e mori vesh që ishte e birësuar, filloi ta kërkojë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe nëna e saj. Ajo e braktisi për shkak të rrethanave dhe ngjarjeve në atë kohë, por kur u rikthye sërish për ta marrë, nëna nuk e gjeti më kurrë vajzën sepse ishte birësuar. Gjithë këto vite ajo e ka kërkuar, por pa asnjë rezultat.

Irena: Unë kam ardhur këtu për nënën time biologjike.Ardit Gjebrea: Si quhet nëna jote biologjike? Irena: Donika Zhilla. Ardit Gjebrea: Nga e dini juve këtë gjë? Irena: Unë e kam mësuar këtë gjë para 10 vitesh. Ma kanë thënë njerëzit e mi që më kanë rritur. Më kanë thënë që ke disa letra që nëna jote biologjike të ka lënë në shtëpinë e jetimores në Durrës.

Ardit Gjebrea: Çfarë mbani mend nga fëmijëria juaj? Irena: Mami ime biologjike më ka lënë 5 muajshe në jetimoren e Durrësit, 6 muajshe më ka marrë një zonjë e quajtur Sulltane Kurti, ajo më rriti, më edukoi. Ishte e vetme, e pa martuar, pa familje. Më rriti deri në moshën 10-vjeçare.

Me mamin tim kam pasur shumë kujtime të mira, më ka rritur dhe mbajtur shumë mirë Ardit, më pas ajo ndërroi jetë se ishte e sëmurë. Pasi vdiq mami, mua më mori tezja ime me burrin e saj dhe më rritën këtu në Tiranë. Unë dija se isha vajza e Sulltanes.

Ardit Gjebrea: Kur ishin momentet e para që fillove të kuptosh që nuk ishte Sulltania nëna jote biologjike? Irena: Për mua ka qenë shumë e vështirë Ardit. Dëgjoja njerëzit ku unë u rrita dhe nuk e jepja veten, e kaloja sepse nuk e besoja. Ardit Gjebrea: Kur e besove përfundimisht se ishe e birësuar? Irena: Përfundimisht e kam besuar kur jam fejuar, por më shumë më hipi dashuria kur u martova dhe u bëra nënë vetë. Unë sot kam dy vajza të martuara.

Ardit Gjebrea: Po ti je shumë e re, a je dhe gjyshe? Irena: Po. Unë u martova 16 vjeç e mora më shkesi. Jam shumë e lumtur, kam dy goca të mrekullueshme. Goca e madhe jeton në Itali, ka dy çuna dhe një gocë, goca e vogël është në Durrës me mua dhe e kam marrë me vete.

Ardit Gjebrea: Momenti i parë kur u binde se je e birësuar? Irena: Para 10 viteve, në 2010 më ka treguar tezja ime bashkë me vajzën e dajës. Më thanë se nëna jote biologjike të ka lënë disa letra dhe dokumenta në shtëpinë e jetimores në Durrës, pse nuk shkon të kërkosh nënën tënde biologjike? Aty Ardit mora guximin së bashku me vajzën e vogël Besianën, shkova tek shtëpia e fëmijës dhe mora dokumentat.

Ardit Gjebrea: Çfarë zbulove? Irena: Tek dokumentat pashë emrin tim që ishte i njëjtë edhe ditëlindja ishte e njëjtë. Ardit Gjebrea: Kur e keni ditëlindjen? Irena: Unë e kam 31.01.19728 dhe mbiemri ishte i mamit tim Irena Zhilla, babai Sokol. Ardit Gjebrea: Çfarë ndjeve? Irena: Ishte një ndjesi shumë e thellë në zemër.

Irena dhe nëna e saj Donika folën përmes kamerës gjatë emisionit sepse Donika jeton në Greqi dhe për shkak të letrave nuk mundi të vinte dot në shtëpi. Ajo u emocionua dhe e kuptoi menjëherë që ishte vajza e saj sepse ngjiste shumë me të. Një emocion i bukur kur nënë e bijë takohen pas 42 vitesh. Edhe Ardit Gjebrea u emocionua nga ky moment duke i dalë lot nga sytë.