Këngëtari i mirënjohur Lekë Dedvukaj sjell këngën më të re me titull “ATJE LARG ËSHTË MALËSIA”

510

Lekë Dedvukaj këngëtari i mirënjohur nga Malësia e Madhe sjell në vazhdimësi këngë të cilat krijohen për të mbetur përgjithmonë’ e tidhë është dhe kënga më e re që bilbili Malësor  ka lansuar së fundmi.

Këngëtarin Lekë Dedvukaj e njohin të gjithë ku me zërin se tij të bukur potent dhe jehues ka krijuar një audiencë të gjerë që shkon në çdo cep ku flitet Shqip. Krijuesi dhe interpretuesi i shumë e shumë këngëve që nga vitet e hershme fëminore, e identifikojmë lehtësisht me hitet e tij, ku vlen për tu cekur kënga Ti Je Vajzë Me Zemer Guri një këngë që vitet vetem e kanë bërë akoma më të bukur’ kjo këngë këndohet masivisht jug veri diasporë’ në çdo dasëm Veriore nga Malësia në Dardani gjer përtej oqeanit jehon ëmbël zëri i artistit Hotjan” edhe ku bilbili i Malësisë nuk është i pranishëm patjeter që aty nuk do mungojnë këngët ritmi dhe zeri i tij i mrekullueshem.

ATJE LARG ËSHTË MALËSIA kështu titullohet kënga që sapo është publikuar, një këngë e cila vjen në formë kujtese dhe lutje’je drejtuar bijëve dhe bijave të Malësisë të cilët sikur zogjtë shtegtarë të kthehen në fole aty në Malësinë e Madhe e cila i mirëpret e përmadhuar.

Një kombinim i mrekullueshëm i zërit, muzikës, videos dhe interpretimit sollën për ne këngën “Himni i Malësisë” siç po quhet nga mediat dhe adhuruesit e shumtë të bilbilit Malësor Lekë Dedvukaj.

I pyetur nga gazetari i Adrianet.al Këngëtari Lekë Dedvukaj tha se së shpejti do sjellë projekte të tjera muzikore që po punon në vijim.

Me  tekst dhe muzikë nga i madhi Muso Dreshaj me orkestrim nga Ardian Kastrati  me video nga Pjeter Dedivanaj erdhi dhe kënga Himni i Malësisë ATJE LARG ËSHTË MALËSIA

Klikoni linkun më poshtë për t’a shikuar dhe dëgjuar këtë këngë të mrekullueshme. /Adrianet.al