Horoskopi i muajit korrik: UJORI dhe PESHQIT

282

Ujori

Ditët e parë të muajit mund ta keni mendjen të mjegulluar nga mendime jo edhe aq pozitive, ndoshta pikërisht për këtë, në datën 5 vendosni të riktheheni në vende familjare, ose të krijoni marrëdhënie me familjen, ndërkohë që kthjelloni idetë dhe vendosni rregulla të reja në jetën tuaj të përditshme. Një element thelbësor për këtë muaj do të jetë gjetja e qasjeve të reja dhe teknikave për ta bërë punën në mënyrën më efikase, ose për të krijuar zakone më të shëndetshme. Kërkojini këshilla atyre që janë më të përgatitur, bëni ndonjë vizitë të specializuar, informohuni për atë që është më e mirë për ju. Natyrisht që më datë 13 do të shfaqni mekanizmat psikologjikë pas të cilëve vazhdoni të jeni të ngjitur, të cilët po ta mendoni, veçse ua shtojnë pasiguritë.

Kujdesuni për veten pas datës 18, pasi duke u ndierë më në formë, do të vijë momenti të bisedoni me dikë të afërm dhe të përqendroheni te marrëdhëniet. Data 28 mund të përfaqësojë një kapitull tjetër lidhjeje, qoftë ndonjë takim special, ose një këndvështrim tjetër për lidhjet, tekefundit po tjetërsoni prioritetet tuaja. Mos kini frikë të humbni kontrollin, bëni ato që ju bëjnë të ndiheni mirë, pasi në muajt në vazhdim, Jupiteri do t’ju ndihmojë të kuptoni se cilat lidhje ia vlen të vazhdohen. Nuk keni pse ta ngarkoni mendjen me gjithfarë stimujsh.

PESHQIT

Në ditët e para të korrikut mund të kuptoni që vlerat tuaja nuk përkojnë me ato të miqve tuaj, apo të grupeve ku bëje pjesë. Ndaj pas datës 5 do të jeni në kërkim të stimujve të rinj dhe të bisedave të reja. Shikoni rrotull, informohuni, për të qenë më të përgatitur për përballje nëse do të jetë nevoja. Ndikimi i Mërkurit në këtë periudhë përfaqëson një fazë, e cila padyshim, ka si stimuj më të kënaqshëm ata krijues, të përhumbni në kundrimin e një tabloje, ose thjesht të bëni një bisedë të këndshme. Në datën 13 nuk është e habitshme që t’i jepni fund një miqësie toksike, ose të ndryshoni marrëdhënien me njerëzit që tashmë janë shumë larg jush.

Ndihuni të lirë të shpreheni më datë 19 dhe të shpalosni fantazinë, tekefundit kur jemi të natyrshëm tërheqim njerëzit e duhur dhe gjejmë terrenin ideal për të shijuar pak romanticizëm. Nga fundit i muajit do të vijë momenti të riorganizoheni. Do të ishte ideale të ndryshonit rutinën tuaj duke përfshirë zakone që jua mbajnë mendjen dhe imagjinatën gjallë, një dimension që mund të marrë formë nga data 28. Në muajt në vazhdim, mund të kuptoni se çfarë dhe kush ju nevojitet vërtet, duke mësuar të vlerësoni arritjet tuaja, si edhe të shikoni me objektivitetlivingb zhvillimet e ardhshme./livingmedia-com