Ja çfarë rezervon fati për 7 ditët e ardhshme// Horoskopi javor, (11-17 Korrik) 2022

186

Dashi

Epo në dashuri, ditët e ardhshme janë vërtet të rëndësishme sepse favorizohen takime të veçanta. Afërdita është në anën tuaj dhe do të jetë deri pas mesit të korrikut përpiquni të mos jeni gjithë kohës impulsivë dhe shmangni prishjen e gjërave që në fillim. Në punë, qielli premton gjëra të mëdha, por më mirë të mos nxitoheni mes të enjtes dhe të premtes. Dëshironi të merrni rezultate? Epo, ruani qetësinë dhe mos bëni zgjedhje të rrezikshme!

Demi
Lajm i mirë për dashurinë sepse qielli i kthjellët do të kthehet nga e marta dhe Afërdita do të jetë në anën tuaj deri nga mesi i muajit. Mundohuni t’u jepni hapësirë ​​ndjenjave të vërteta, Marsi mes të hënës dhe të martës ju jep shumë pasion. Në punë ju është dashur të luftoni për të mbrojtur atë që meritoni dhe tani ju gëlojnë shumë mendime që po jua bëjnë kokën dhallë. Disa madje mund t’i drejtohen një avokati për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vazhdueshme!

Binjakët
Duket mirë dashuria me Venusin që është në anën tuaj, edhe pse jeni paksa i kujdesshëm, apo më mirë, i tërhequr. Ndoshta doni një person tjetër, ose dhe vetë nuk dini çfarë dëshironi. Të hënën do të jetë e vështirë të qëndroni të qetë. Por mos u shqetësoni, gjithçka do të kthehet në normalitet të enjten. Në punë tani mund të përfshiheni pa frikë. Idetë tuaja po fitojnë dhe Jupiteri ju mbështet!

Gaforrja
Në dashuri dëshironi të riktheheni në lojë, veçanërisht tani që Venusi do të jetë në anën tuaj pas disa ditësh. Takimet janë të favorizuara, por përpiquni të mos mbylleni në vetvete, të mos izoloheni. Në punë, java është e qetë,ka nga ata që u është dashur të përballen me një ngecje dhe tani thjesht synojnë të shmangin pasojat

Luani
Në dashuri, ka ardhur momenti që keni pritur mund ta lini veten të hidhet në emocione të reja. Kujdes nga të lindurit e shenjës së Binjakëve dhe Peshores sepse grindjet janë në horizont. Korriku është një muaj i rëndësishëm, ndaj përpiquni të zgjeroni horizontet tuaja. Në punë, Jupiteri është në anën tuaj dhe rezultatet janë rrugës, veçanërisht për ata që kanë biznesin e tyre!

Virgjëresha

Në dashuri, periudha është paksa e vështirë, sepse ndoshta ju jeni duke vënë në plan të parë punën dhe po shmangni përgjegjësitë që keni në sferën tuaj të dashurisë. Nuk jeni entuziast, por kjo është vetëm një fazë momentale. Përpiquni të gjeni qetësinë e brendshme dhe filloni nga e para! Në punë dëshironi të ndryshoni pak dhe ka edhe nga ata që po bëjnë projekte të rëndësishme, në funksion të së ardhmes!

Peshorja
Kjo e mirë për dashuri dhe aventura pasionante mund të ketë edhe një rikthim. Lëreni veten të çlirët, Hëna mes të mërkurës dhe të enjtes është në anën tuaj dhe emocionet do të jenë unike. Në punë, përpiquni të bëni paqe me të tjerët dhe me veten. Jupiteri është në dizavantazh, ndaj vëmendje maksimale ndaj polemikave!

Akrepi

Marsi është në dizavantazh, ndaj dashuria nuk premton gjëra të mëdha. Ju nuk dëshironi të dëgjoni më justifikime dhe tensionet janë të larta. Keni nevojë për garanci, por duhet të kuptoni se të qenit kaq argumentues dhe t’i kapni gjërat majë më majë nuk do t’ju çojë larg. Në punë ndjeheni pak të lodhur, nuk keni dëshirë të bëni kaq shumë sepse nuk jeni vlerësuar as në të kaluarën. Dhe tani jeni të hidhëruar!

Shigjetari
Në dashuri përpiquni të jeni të kujdesshëm sepse njerëzit përreth janë paksa të paqartë për ju. Gjithmonë largohesh me entuziazëm, pastaj çdo gjë ju velitet shpejt. E hëna dita do të jetë e ngatërruar, diçka stonon dhe nuk po ju shkon ashtu siç dëshironi. Në punë Jupiteri është në anën tuaj dhe duket se jeni kthyer në lojë, por duhet të qëndroni të qetë. Të hënën dhe të martën më mirë të mos ngreni polemika dhe të diskutoni!

Bricjapi
Jeni fare pak të interesuar për dashurinë, dëshironi të ndryshoni, por keni nevojë për pasion. Lajm i mirë nga e marta pasi Marsi do të nisë një tranzit intrigues, por gjithçka varet nga ju dhe nga zgjedhjet tuaja sentimentale. Në punë kohët e fundit ju është dashur të përballeni me një problem, por jeni treguar të fortë. Tani përpiquni të jeni të kënaqur, të shijoni triumfin, për pjesën tjetër mund të mendoni më vonë!

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në punë kohët e fundit ju është dashur të përballeni me një problem, por jeni treguar të fortë. Tani përpiquni të jeni të kënaqur, të shijoni triumfin, për pjesën tjetër mund të mendoni më vonë! Parashikimet për Ujorin Katër yje për Ujorin. Afërdita e dashuruar vazhdon t’ju japë stimuj. Do të ndjeni dëshirën për t’u hedhur pas rastësisë, të bëni takime të reja, të përjetoni emocione të bukura. Ata që kanë mbyllur një histori, tani mund të fillojnë përsëri, pa humbur kohë.

Peshqit
Afërdita është kundër, ndaj dashuria nuk po shkon mirë dhe ju dëshironi vetëm lidhje me kohë të pjesshme, pa e lidhur veten shumë. Së shpejti gjithçka do të ndryshojë. Sfidat favorizohen nga gjysma e dytë e muajit Në punë, Mërkuri është me ju, gjithçka do të përmirësohet, sidomos në gjysmën e dytë të muajit. Dua të them, mos u dorëzo tani!