Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për vitin 2021

5910

Plaka e verbër ‘mistike’ Baba Vanga njihet për profecitë e saj – pas parashikimeve të sakta të sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA dhe katastrofës së Çernobil.

Për fat të keq, edhe parashikimet e “magjistares” për vitin 2021 nuk lënë shumë hapësirë për përmirësime të lumtura, shkruan tabloidi britanik “DailyStar”, në ditën e mbylljes së 2020.

Plaka bullgare e lindur në 1911, ka parashikuar mjaft ngjarje të bujshme në shekullin e 20-të. Ajo ka humbur shikimin kur ishte adoleshente gjatë një stuhie të tmerrshme, dhe prej atëherë jeta e saj ndryshoi, me pa të krahasuar.

Kur ishte e re ajo e dinte se i ngjante shumë të atit, dhe shpejt kuptoi se kishte një aftësi të veçantë.

Megjithse humbi shikimit e saj, mistikja Baba pretendonte se ende mund “të shihte”, por vetëm te e ardhmja. Në vendlindjen e saj ajo njihej si ‘shëruese’ dhe se ka ndihmuar mijëra njerëz në nevojë.

Baba Vanga vdiq në vitin 1996 në moshën 85 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur parashikimesh të pamendueshme që shtrihen thuajse në të gjithë shekullin e 21-të.

Ajo njihet për parashikimin se presidenti i 44-rt i SHBA do të ishte një afro-amerikan, dhe në fakt Barack Obama u zgjodh para 12 vjetësh në Shtëpinë e Bardhë.

Në një libër të 2011 thuhej se Vanga kishte parashikuar një katastrofë bërthamore, thuajse të ngjashme me incidentin e rëndë të centralit të Çernobil në Ukrainë, madje dhe evente të tjera si tsunami i 2004 në Indonezi.

Për vitin 2021, gruaja “shikuese” ka parashikuar se presidenti Donald Trump, do të bjerë pre e një sëmundjeje që do ta lërë të shurdhër

Ajo ka thënë gjithashtu se në 2021 do të ketë një “pushtim të ekstremistëve muslimanë” në Evropë dhe se kontinenti do të arrijë “fundin e ekzistencës së tij”.

Baba raportohet se ka paralajmëruar: “Ata do të përdorin një arsenal armësh kimike kundër evropianëve”.

Ndërsa më tej parashikuesja e fatit ka thënë se Vladimir Putin do të vritet në një atentat nga brenda vendit. Madje akoma më keq, në një vit ku të gjithë presin kthim të stabilizimit shikuesja e të ardhmes nuk ka pasur asgjë për t’i ngushëlluar.

“Bota do të vuajë nga kataklizma e vuajtje të mëdha. Ndërgjegjia e njerëzve do të ndryshojë, kohët do të vështirësohen, njerëzit do të ndahen si pasojë e besimit të tyre ,” ka paralajmëruar ajo.

Kina ka qenë gjithashtu në qendër të parashikimeve të saj teksa përkthyesit thonë referimi i shpeshtë e Baba Vangas ndaj “dragoit” në profecitë e saj, ka të bëjë me rritjen e fuqisë së Kinës, Rusisë e Indisë.

Ajo ka thënë: “Një dragua i fortë do të ngrihet. 3 gjigandë do të bashkohen. Shikoj numrat 100, 5, e shumë zero.”

Një nga parashikimet më pozitive të magjistares është idea se “trenat do të fluturojnë” duke përdorur dritën e diellit, si dhe fakti se prodhimi i naftës do të ndalojë, duke bërë që Toka të “qetësohet”.