“Perspektiva për vaksinim është e errët”, ish-ministri i Shëndetësisë thirrje Ramës: Mos u përpiq si lypsar, por si shtet serioz!

225

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, reagon sërish për vaksinën anti-Covid, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të lërë teatralitetin, pasi sipas tij, perspektiva për vaksinimin është “e errët”.

Mesazhi i Shehut:

Rama duhet te lere teatralitet, perspektiva e vaksinimit eshte e “erret”.
Kryeministri, qe na ka katandisur “delen e zeze” edhe per vaksinimin Covid, vazhdon me spekullime duke permendur se fundmi “Pfizer”, por me sasi shume here nen nevojat tona e pa qene as koshient i infrastruktures, qe kerkon ajo per tu shperndare ne sasite e duhura ne te gjithe vendin.
Nderkaq gjendja epidemiologjike e mjekesore eshte jashte kontrollit, gje qe imponon urgjencen e vaksinimit masiv te popullesise, si po ndodh tashme ne te gjithe Europen.
Cdo dite qe kalon keshtu per ne “paguhet” me jete, shendet e ekonomi!
Ne keto kushte duhen ndermare te gjitha perpjekjet, edhe pse me shume vonese, jo si lypsare me traste, por si shtet serioz me ide te qarta, fonde konkrete per vaksinen, si dhe me pregatitje profesionale per infrastrukturen perkatese.
Aktualisht une do te keshilloja te perfitonim edhe nga nje “hapesire” probabilisht e shfrytezueshme:
—-Agjensia britanike, nje nga me profesionalet ne bote, tashme ka certifikuar vaksinen Oxford/AstraZeneca e aty fillon perdorimi masiv i saj me 4 Janar.
Ndersa ajo europiane EMA, qe me 6 Janar miraton Modernen, akoma nuk ka caktuar nje date per ate vaksine, duke ngadalesuar keshtu hyrjen e saj ne BE.
Theksoj se Vaksina Oxford do te ishte e favoreshme per ne edhe per cmimin e lire, per konservimin ne kushte te zakoneshme frigoriferike, etj.
Ne keto kushte Shqiperia duhet te levize me shpejtesi e seriozitet me AstraZaneca per te mundesuar mbylljen e shpejte te nje kontrate per disa miliona doza, qe neve na duhen.
Keshtu Kryeministri ne ikje, qe nen presionin tone me ne fund e “paska kuptuar” domosdoshmerine e mundesine e kontraktimit direkt me prodhuesit, mos realizimi i te ciles na ka renditur te fundmit ne Europe, se paku tashti te impenjohet jo perseri ne 3 D, si e vetmja mundesi qe i ka ngelur per te zbutur sado pak pasojat e renda te keq menaxhimit te tij te deritanishem.