Këngëtari nga Mirdita Aurel Deda është një nga ata këngëtarë që këngën e kanë në shpirt, edhe pse ka shumë vite që Aureli këndon, ai nuk është angazhuar nëpër televizione për të arritur famën. Por ai ka kënduar që i vogël nëpër dasma e koncerte të ndryshme, dhe kështu ka arritur të sjellë rreth vetes nje numer të madh adhuruesish, të cilet e pëlqejnë zerin dhe stilin e kengetarit Mirditor.
“Mirdite e Malesi” kështu titullohet kënga qè Aureli sebashku me këngëtaren e mirënjohur po nga Mirdita Aferdita Lala , e sollen ne nje klip te mrekullueshëm’ kënga u mirëprit, dhe që diten e parë të publikimit arriti një sukses te madh nëpër rrjetet sociale, dhe në YouTube ‘ ku vetem ne pak kohe mblodhi mijera shikime.
Aureli jeton dhe punon ne Greqi, por kjo nuk e ka penguar të angazhohet në pasionin e tij te madh siç është kënga, ai sèbashku me këngëtaren e mirënjohur Aferdita Lala sollèn kèngen Mirdite e Malesi një këngë shumë e bukur me ritme te turbo folkut verior nga mjeshtri Paulin Gega, orkestruar nga Mario Marku, me një tekst të thurur mjeshtërisht nga poeti i njohur Fran Laska, me njè videoclip te mrekullueshëm ku krahas dy bilbilave të bjeshkëve krenare të Mirditës performojnë djali i Aurelit dhe kusherira e tij’ ku me madhështinë e veshjes Ilirjane i japin një hijeshi dhe një lidhje mistike tekstit zërit te ëmbël të këngëtarëve dhe realizimit prefesional nga studio Domi Production.
Aurel Deda gjate bisedës që pati me gazetarin e Portalit tonë Adrianet.al & Pasqyra Al tha se sèshpejti do të víjë me projekte te reja Muzikore për të cilat po punon. Deri në lancimin e projektit të radhës, ne ju ftojme që nè linkun me poshtë të shíkòni dhe degjoni këngën Mirdite e Malesi kënduar nga Aurel Deda & Aferdita Lala