Pas shume aktiviteteve të shumta në vendlindjen e tij në Malësi, këngëtari i njohur dhe shum i dashur për publikun Fran Lucaj dhe Grupi Kuq e Zi udhëtuan special nga Amerika për të kënguar në një dasëm në Dibër, të Maqedonisë së Veriut,në dasmën e djalit të Dr.Ylber Kokale, një familje shum e njohur në Dibër dhe në gjitha trojet shqiptare.
Për her të parë në Dibër këndonte një këngëtar nga Malësia, ku në historinë e dasmave dibrane nuk ishte mbajtur mend që të performonin kengetaret nga Malësia e Madhe, kënge e valle gjashtë orë pa ndërprerë. Dasëm kjo e cila do të mbahet mend dhe do të kujtohet me nostalgji vite me radhë.
Përveç këngëve të zakonshme për dasma, pjesë e këtij ahengu padyshim se ishte dhe muzika e pastër malësore që ishte dhe një risi për mysafirët vendas, njëherit dhe shum e pëlqyer, muzik kjo e cila dhe më shum bëri që dasmorët ta shijojnë deri në orët e para të mëngjesit.
Këtë mund ta bënte vetëm Grupi Kuq e Zi dhe këngëtari Fran Lucaj.
Përndryshe këngëtari Fran Lucaj është këngëtarë nga Malësia e Madhe, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një këngëtar shum i dashur për diasporën shqiptare në Amerikë dhe i pranishëm kudo në ahengjet familjare të diasporës, koncerte të ndryshme dhe festa te mëdha që organizohen nga shqipetarët në Amerikë.
Së shpejti për adhuruesit e tij, ai do të sjell dhe hitit e radhës “Spatëm Fat”./adrianet.al./pasqyranews