Irma Libohova thumbon: Dikur duhej zë, sot të bëjnë mrokllat këngëtar

206

Irma Libohova, një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare është shprehur në emisionin “Bardh a Zi” se në kohën që ajo nisi karrierën si këngëtare duhet të plotësoje disa kritere.

Sipas saj më i rëndësishëm ishte zëri, e jo pamja e jashtme. Fatkeqësisht, sipas saj sot nuk ndodh e njëjta gjë.

“Filtrat ishin aq të imta. Duhet të plotësoje ca parametra, duhet të kishe një vokal, na i vesh për muzike, duhet të kishe ndonjë lloj repertori. Nuk pyeste njëri për pamjen. Unë kur kam shkuar 1.48 isha, e imët nuk kisha paraqitje fare, por më dëgjonin ata. Ka qenë kriter zëri. Nuk shkoje dot ti pa pasur zë.”/shkoder.info

Ja video: