Horoskopi i muajit gusht: UJORI dhe PESHQIT

222

UJORI

Ujorë, ky muaj do të sjellë ndryshime të mëdha në jetë. Muaji do të nisë plot trazira, ndaj kujdesuni për veten kur punët të shkojnë pisk. Kaosi do të fillojë që më 1 gusht. Marsi do të bashkojë forcat me Uranin e paparashikueshëm dhe ju do të ndiheni në siklet dhe të shqetësuar aty ku duhej të ndiheshit të sigurt dhe të mbrojtur. Ka ardhur koha të hidhni pas krahëve një sistem besimesh që keni trashëguar teksa jeni rritur dhe të krijoni “shtëpinë” tuaj. Nuk mund të ndryshoni nga keni ardhur, por mund të ndryshoni atë ku po shkoni. Rreth datës 11 gusht, do të mësoni se aleatët tuaj më të ngushtë nuk janë ata që mendonit, por ata që keni përçmuar. Jepini dikujt një mundësi të dytë, se do të befasoheni. Hëna e re në Ujor do t’ju dhurojë mundësi të reja. Në vend të kënaqni të tjerët, përqendrohuni te vetja. Ka ardhur momenti të hapeni me dikë, të tregoni si ndiheni dhe çfarë ju lëndon. E nëse dikush ju dëgjon, dëgjojeni edhe ju në këmbim. Kalimi i Marsit në shenjën tuaj në fund të muajit do të shtojë energjitë tuaja artistike. Venusi do të përballet me Saturnin më datë 28 dhe ju do të mësoni se marrëdhëniet nuk krijohen me zor, sidomos nëse një partner nuk po kontribuon. Pranojeni se jo gjithçka është në kontrollin tuaj, e tekefundit s’ka pse të jetë kështu.

PESHQIT

Nëse kohët e fundit po debatoni më shumë se zakonisht, mos ia vini fajin yjeve. Horoskopi i gushtit sinjalizon se do të përfshiheni në një debat të fortë, sidomos kur bëhet fjalë për miqtë, vëllezërit apo fqinjët. Peshojini mirë fjalët e rënda. Fusha e komunikimit do të çalojë shumë këtë muaj, por edhe ju keni krijuar mekanizmin tuaj mbrojtës. Mos harroni se fjalët i merr era, ndaj mos i lejoni që t’ju lëndojnë. Kujdes mos thoni diçka që nuk e mendoni. Mërkuri fjalëshumë kalon në shenjën tuaj më 4 gusht dhe do të sjellë disi një ekuilibër. Edhe pse keni përballë njerëz të vështirë, fuqia juaj bindëse është e jashtëzakonshme. Më datë 11 do të mësoni diçka që do t’ju shqetësojë, një mik që ka folur keq apo që ju ka tradhtuar. Në vend që të trishtoheni, kuptojeni se është popullariteti juaj që i bën ziliqarë. Personat afër jush ndihen të kërcënuar nga suksesi juaj. Më datë 16 do të nisni një kapitull të ri dhe urat e komunikimit do të vendosen. Tregohuni më të sinqertë, sepse me të vërtetën do të fitoni më shumë respekt. Ju jeni persona emfatikë, ndaj përdoreni intuitën të mblidhni rreth vetes që ju duan për atë që jeni. Aftësitë tuaja psikike do t’ju ndihmojnë.