Waww duhet ta lexoni patjeter kete” Si ta kuptoni që ju kanë marrë mësysh dhe ju kane bere magji? Ja 5 shenjat e para…

2843

Ka mjaft shenja që tregojnë nëse dikush na ka parë me sy të keq apo jo. Këta shenja ose simptoma mund t’i radhisim në këtë mënyrë, por së pari nuk duhet të harrojmë se në fenë islame nazari ose syri i keq trajtohet gjerësisht dhe kurrë nuk duhet ta shohim si një besim besëtyt. Prandaj edhe mund të themi hapur se nazari ekziston dhe duhet të marrim masa paraprake për të.

Nazari shkaktohet mbi atë njeri, kafshë ose send të cilin e shohim duke e pëlqyer, duke ndierë zili ose xhelozi për të. Nazari nuk bie vetëm mbi njeriun, por edhe mbi kafshën, madje edhe mbi një send. Nazari bëhet shkak për sëmundje, madje edhe mund të marrë jetë. Ka më shumë ndikim mbi gratë dhe fëmijët.

E thënë ndryshe nazari ekziston dhe të besosh në ekzistencën e nazarit nuk është gjynah.

Hadithet që janë transmetuar në lidhje me nazarin shprehin qartë se nazari është i vërtetë dhe parashtrojnë ata që duhet të bëjmë kundër nazarit.

1- Simptoma më e përhapur e nazarit (të marrit mësysh) është dëshira e parezistueshme për të fjetur gjumë

Tek njerëzit që kanë nazar shihet se dëshirojnë të flenë gjumë vazhdimisht. Edhe nëse flejnë për orë të gjata dhe në realitet e kanë plotësuar gjumin përsëri ndiejnë një dëshirë të fortë për të fjetur. Në mëngjes zgjohen shumë vonë. Nëse gjatë ditës kanë kohë të lirë menjëherë i zë gjumi.

Nëse personi që ka nazar flet me dikë tjetër bëhet shkak që edhe personi tjetër të ndiejë dëshirë për gjumë. Sado të jetë entuziaste tema që flasin personi që bashkëbisedon me të nis t’i hapet goja për gjumë. Madje ka edhe persona me nazar të theksuar të cilët shkaktojnë gjendje gjumi tek ata që flasin edhe nëse flasin në telefon me ta.

2- Thyerja ose prishja e shumë sendeve

Personit që ka nazar shumë objekte i prishen në kohë të shkurtër. Krahas prishjes së mjeteve shtëpiake që i përdorim për vite të tëra edhe produktet e sapoblera pësojnë difekte të ndryshme.

Në disa situata edhe ora, telefoni ose aparaturat dixhitale ose mekanike që përdor personi mund të prishen më shpesh se zakonisht edhe se nuk ka një shkak përse të ndodhë kjo. Të vjetrit thonin, “Nazari prish çdo gjë që prek” dhe në fakt kjo shprehje është më se e drejtë.

3- Harresa dhe shpërqendrimi

Personi që ka nazar harron shumë shpejt gjëra të cilat më parë i dinte shumë mirë. Në shumë raste personi arrin deri aty sa nuk mban mend as numrin e telefonit. Personat që kanë nazar mbi vete mund të kujtojnë vetëm suret e Kur’anit që kanë mësuar përmendësh para gjendjes së nazarit, përveç kësaj shprehin tendencë të harrojnë çdo gjë tjetër. Tek këta njerëz largohet aftësia e kthimit të përgjigjeve shumë shpejt, edhe nëse i dinë këta përgjigje. Edhe kur iu pyetet emri i tyre për një moment ngurrojnë e më pas përgjigjen.

Ndërsa një detaj tjetër që tregon se ka nazar mbi një person është se përhumben ose shpërqendrohen pa qenë në dijeni. Personi për një moment shkëputet nga realiteti botëror pjesë e të cilit është dhe zhytet në botën e brendshme. Ndërsa kur paralajmërohet nga dikush tjetër e mbledh veten dhe kthehet në gjendjen e mëparshme. Mirëpo nëse e pyesin se ç’po mendonte pak më parë do të thotë vetëm “asgjë”. Pasi në të vërtetë shpërqendrimi i personit me nazar është në kuptimin e plotë të fjalës “shkëputje nga realiteti”.

4- Sjellje dhe fjalë të njëjta për një kohë të gjatë

Ajo që vihet re më shumë nëse duam të kuptojmë nëse ne apo dikush i afërt ka nazar është përsëritja e sjelljeve. Për shembull një lëvizje e caktuar dore që e shfaqim gjatë kohëve të fundit, luajtja vazhdimisht me çelësa ose sende të ngjashëm dhe kryerja e lëvizjeve ritmike me ta, fiksimi mbi një fjalë të caktuar dhe përdorimi i saj në mënyrë të vazhdueshme ose përsëritja e refrenit të një kënge pranohet si simptomë e nazarit

Personi që ka nazar i kryen këta lëvizje pa vetëdije. Për shembull këndon me zë të ulët refrenin e një kënge të caktuar në një ambient aspak të përshtatshëm dhe as vetë ai nuk di të shpjegojë përse ka vepruar kështu.

5- Ndien frikë të theksuar nga thika dhe objekte të ngjashme

Në jetën e përditshme njerëzit nuk ndiejnë frikë nga thika dhe brisku i rrojes. Këta mjete që i përdorni lehtësisht në kuzhinë dhe në punët e përditshme, nëse kemi nazar mbi vete, do na duken sikur janë objekte të frikshme.

Kur dikush me nazar punon me thika dhe me mjete të ngjashme me të ndien frikë më shumë se në kohët e tjera. Krahas ndjenjës së frikës prej thikës ose briskut të rrojes frikësohet edhe nga kafshët shtëpiake, errësira dhe nga vetmia. Të gjitha këta gjithashtu konsiderohen si shenjë e nazarit.

Ndërsa metoda më e duhur për mbrojtjen nga nazari është të këndojmë dua. Sipas kësaj për t’u mbrojtur nga nazari këshillohet të këndojmë shpesh herë suret Fatiha, Felek, Ihlas, Nas dhe Ajetin Kursi. ©Frekuenca.com