Kryeministri Edi Rama ka uruar Luiza Gegën, sportisten e cila ua shpall kampione në Kampionatin në Gjermani në garën 3000 m me pengesa.
“Kyyy ëëësht kuuuulmiiiii.
oooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone
E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa. Askush më parë s’ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës”, shkruan Rama.
Urime ka pasur edhe nga ish presidenti, kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish kryedemokrati Lulzim Basha.
“Urimet më të mira kampiones tonë, Luiza Gega e cila nderoi flamurin kuqezi me fitoren e Medaljes së Artë në Kampionatin Europian të Atletikës. Një emocion i jashtëzakonshëm dhe padyshim krenari për suksesin e merituar të atletes Luiza Gega”, shkruan Meta.
“Urime kampiones së Europës Luiza Gegës, atletes më të shpejtë në Europë, kampiones që theu rekordin e garës 3000 m dhe që mbush me krenari zemrat tona”, shkruan Basha../shqiptarja.com