Romanca në kulmin e saj’ Dhe Financat janë të mira’ Keto janë Shenjat më me fat te Horoskopit//

189

Dashi- Ditë shumë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme në jetën tuaj në çift. Do të ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe mund të hidhni pa frikë edhe disa hapa më tej. Në planin financiar gjendja do të përmirësohet dhe kjo do ju lejojë të kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Demi- Nëse doni që të çoni shpirtin binjak në një vend të bukur sot është dita perfekte. Nuk ka për të qenë një nga takimet më romantike megjithatë do të mbulohet plot mister.

Binjakët- Mund ta përdorni energjinë e ditës së sotme për të sjellë pak ndryshim në marrëdhënien tuaj në çift. Lejoni që përgjigjet t’ju tregojnë rrugën dhe tregoni vëmendje ndaj ëndrrave. Kanë diçka të rëndësishme për t’ju treguar.

Gaforrja– Ditë shumë e kënaqshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju dashurojë pa dorashka dhe nuk do ngurrojë as te përgatisë surpriza. Ne planin financiar nuk do ju mungojë fati, prandaj nuk duhet të shqetësoheni.

Luani– Ditë e bukur, me diell dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Pranë partnerit keni për të përjetuar emocione shumë të forta. Në planin financiar situata ka për t’u përmirësuar tej mase. Mund të merrni shpërblime në punë.

Virgjëresha- Ka rrezik që kjo e sotmja të jetë një dite e ndërlikuar për ata që janë në një lidhje. Do keni herë pas here debate me partnerin edhe për gjëra elementare. Merrni masa sa më parë dhe keni për ta pare që gjendja do ndryshojë shpejt.

Peshorja- Është shumë e rëndësishme që të pranoni dhe kuptoni disa çështje shumë të rëndësishme. Disa gjëra duhen gëlltitur siç janë. Megjithatë mos u shqetësoni. Me pak filozofi pozitive gjërat mund të ecin para.

Akrepi- Dëshironi që të bisedoni për shumë gjëra. Megjithatë duhet të kuptoni se kur duhet që të ndaloni së bëri këtë gjë. Duhet të ecni me rrjedhën dhe të prodhoni gjëra që në fund kanë një rezultat.

Shigjetari- Ditë e stuhishme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Të dy palët do kërkoni që të dalë e juaja dhe kjo mund të ndezë debate të forta. Buxheti do të vazhdojë të mbetet i mirë sepse do dini mirë t’i bëni llogaritë para se të shpenzoni.

Bricjapi– Shtojini pak më shumë dozat e imagjinatës gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që marrëdhënia me partnerin do bëhet më e qëndrueshme dhe më e bukur. Financat ka rrezik të jenë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të nevojshme.

Ujori- Ata që janë në një lidhje mund të kenë mosmarrëveshje të mëdha me njeri-tjetrin. Nëse situata ndërlikohet se tepërmi më mirë qëndroni pak larg njëri-tjetrit dhe reflektoni. Saturni do të jetë planeti që do ju ndihmojë ta menaxhoni me përkujdes buxhetin.

Peshqit– Do të flisni me disa persona për mënyrën se si mund të ndihmoni lidhjen tuaj të funksionojë më mirë. Do të kaloni së bashku me personin e zemrës në një aktivitet të përbashkët. Në këtë mënyrë do të rritet besimi tek njëri-tjetri. /tvklan.al