“Ndryshime Shumë Të Mëdha Dhe Të Rëndësishme”. Meri Shehu Sapo Dha Lajmin E Mirë Për Këtë Shenjë Horoskopi…

756

Astrologia e njohur Meri Shehu ka parashikuar ndryshime dhe ditë të mira për Akrepin.

Dashi

Dielli është çliruar nga hija e Mërkurit të kundërt dhe ju çliron edhe ju nga nervat apo nga paqartësitë në planet tuaja si edhe pengesat e drejtëpërdrejta. Kujdes me komunikimin ngatërresat dhe udhëtimet.

Demi

Ju çlirohet një mundësi e mirë pas disa lëvizjeve strategjike si në shah të fitoni nga një bashkëpunim apo nga një parashikim i cili ju paralajmëron dhe merrni masat e duhura.

Binjakët

Sot do keni një ndryshim pune dhe sigurisht duke bërë llogaritë do arrini në përfundimin që edhe mund t’ju interesoj ky ndryshim.

Gaforrja

Një modernizim në marrëdhëniet tuaja sentimentale do ju detyroj të ndryshoni mënyrën e të jetuarit në çift duke lejuar hapësira në marrëdhënie

Luani

Sot do ju sjellin një surprizë në shtëpinë tuaj e cila do duket si nje dhurate për tju bërë me llogjik dhe për tju nxitur ide të reja dhe ndryshime të llogaritura

Virgjeresha

Edhe sot Aferdita në shenjën tuaj do ju jap një eufori ndriçimi e pozitiviteti. Duhet ta shfrytëzoni pasi vijnë disa lajme që do sjellin ndryshime me shpenzime dhe paqëndrueshmëri në jetën personale

Peshorja

Do keni ndryshime të rëndësishme në plane e projekte si edhe një sqarim që do bëhet sot në një çështje të fshehte personale apo ekonomike

Akrepi

Asteroidi Urania ju sjell modernizëm dhe saktësi në planifikime e llogaritje. Një rrugë e re hapet para jush duke ju ndryshuar komplet planet

Shigjetari

Forca parashikuese dhe arsyetuese me ide të reja do lindi në një moment të vështirë në të cilën mund të ndodheni në një çështje pune apo bllokimi personal

Bricjapi

Kundërshtarët tuaj sot mund të jenë më të organizuar apo më të përgatitur se ju në ditën e sotme në lëvizjet dhe strategjinë e tyre. Prandaj mos i nënvleftesoni as në detaje sot

Ujori

Çdo forcë parashikuese dhe ideore do ju vij në ndihme sot dhe ju si mjeshtër të së resë dhe ideve të përparuara mund të jeni një hap para të tjerëve

Peshqit

Sot Hëna në shenjën tuaj do ju sjell një ndjesi paqëndrueshmerie e cila do ndikohet nga kërkesat dhe dominancat e dikujt që bashkëpunoni apo jeni nën urdhra.