Femrat e shenjes se Dashit jane me te bukurat/ Zbuloni renditjen e shenjave me te bukura dhe sharmante

141

Shpesh pyesni se si duket astrologjia në formën e saj më të bukur. Duke shfletuar galerinë mund të njiheni me përfaqësueset më të denja të shenjës përkatëse të horoskopit. Ato janë yjet që i ndriçon bukuria e zodiakut të tyre.

Profili i bukurisë së Dashit

Femrat e Dashit mund të jenë të mrekullueshme: me tipare të theksuara dhe vetulla të errëta. Ato mund të kenë një fytyrë fëmijënore, por shikimi i tyre është sërish i mprehtë. Si një shenjë që sundohet nga Marsi, ato skuqen shpejt kur vendosen në siklet. Një këshillë për Dashin? Theksojini vetullat tuaja me një hark të bukur.

Profili i bukurisë së Demit

Femrat Dem janë njëkohësisht të forta dhe të buta. Kjo është një shenjë elegante dhe e rezervuar. Një përzierje midis feminilitetit dhe hijshmërisë. Qafa e tyre është elegante. Si një shenjë që drejtohet nga Venusi, kjo është e ndjeshme në aromë dhe prekje. Një këshillë për Demin? Tregoni bukurinë tuaj natyrale pa qenë e nevojshme të bëni tualet më shumë seç duhet.

Profili i bukurisë së Binjakëve

Binjakët reflektojnë dinamizëm dhe energji! Personat që i kanë planetet në konstelacionin e Binjakëve vërtet që shkëlqejnë. Ata kanë sy të shndritshëm që ndjekin mendjet e tyre kurioze dhe të interesuara për çdo gjë. Këshilla jonë për Binajkët ? Plotësoni gjithmonë pamjen tuaj me diçka të shndritshme.

Profili i bukurisë së Gaforreve

Pamja e gaforreve është shumë femërore, me sy të mëdhenj, të ndjeshëm dhe si të përlotur. Gaforrja është e vetmja shenjë që përjashtohet nga hëna dhe këta njerëz mund të duken “si njeriu hënë” me një hundë me majë. Një këshillë për femrat e gaforres? Theksoni sytë tuaj të mrekullueshëm me hije gri.

Profili i bukurisë së Luanëve

Pamja e Luanit ngjan me atë të maces. Ato kanë një prerje dhe një stil flokësh të mrekullueshëm. Ato ecin me kokën lart me vetëpërmbajtje dhe siguri. Këshilla e bukurisë për luanin: mbajini flokët me më shumë volum.

Profili i bukurisë së Virgjereshës

Virgjeresha është e ëmbël dhe e vetmja nga të gjitha qeniet njerëzore që ngjan me shenjën e horoskopit. Virgjeresha ka tipare të qarta dhe të rregullta. Ajo është shenja e virtyteve duke qenë se personat që i përkasin kësaj shenje janë shumë femërore dhe të përmbajtura. Këshilla për virgjereshat: mbajeni fytyrën e pastër, shmangni etiketimet si e çrregullt.

Profili i bukurisë së Peshores

Peshorja e Venusit është një shenjë e qytetëruar. Ata dallohen veçanërisht për tiparet e fytyrës të rregullta dhe simetrike. I rrethuar nga planeti i bukurisë, peshoret kanë një prirje të natyrshme drejt modës dhe drejtësisë. Këshill? Mos u sheqerosni shumë, mund të bëheni pak “të pisët”.

Profili i bukurisë së Akrepit

Sytë e akrepit janë të zjarrtë, pasi kjo shenjë është e rezervuar, e tërhequr, e fshehtë dhe që nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes. Stili i tyre bukurinë e reflekton këtë, me një përzierje të stileve të make-up, të tilla si sytë e nxirë. Aura e tyre natyrisht jep ndjenjën e privatësisë. Shikimi i tyre thotë: “Rrini mbrapa! Deri sa unë them se ju mund të vazhdoni… ” Ata janë me trupa të fortë, të fshehtë dhe të fuqishëm. Këshillë për Akrepin? Qëndroni misterioze.

Profili i bukurisë së Shigjetarit

Moda e shigjetarit ndryshon vazhdimisht duke qenë element i zjarrit. Ajo përfaqëson lëvizjen e pasionit në zodiak e cila i jep një shpirt aventurier dhe një shikim soditës. Ajo kanw një pamje të vendosur. Ashtu si shigjetari ata mund të ngjajnë me kalin me fytyrën e gjatë dhe flokët bisht. Këshillë për këtë shenjë është që ata të ngadalësojnë pak. Të mendojnë dy herë përpara se të përplasin derën.

Profili i bukurisë së Bricjapit

Femra e bricjapit mund të duket e rezervuar, jo e ftohtë por serioze dhe konservative. Ato kanë një pamje stoike, me një stil të errët, të projektuar dhe një make-up gjithmonë të përshtatshëm. Ata nuk marrin shumë rrezik përsipër, kjo lidhet dhe me stilin e tyre të bukurisë. Këshillë për bricjapin? Shkëlqeni, qetësohuni dhe merrni një risk.

Profili i bukurisë së Ujorit

Ujori është një karakter i pazakontë i zodiakut që duket jashtë mureve të estetikës. Ujorëve u pëlqen të jenë të ndryshëm, dhe shpesh mund të vijnë me një stil bukurie të veçantë. Ata kanë shpesh një fytyrë në formë zemre dhe një nofull të fortë. Mënyra e të veshurit thotë se ata janë jashtë çdo imagjinate. Këshillë për ujorin? Mos bëni asgjë të çuditshme, qëndroni të veçantë në mënyrën tuaj.

Profili i bukurisë së Peshqve

Peshqit janë një shenjë e ujit dhe si të tillë mund të kenë një pamje shumë të butë dhe të freskët dhe sy si të përlotur. Të lindurit e kësaj shenje kanë flokë të mrekullueshëm, të trashë, të shëndetshëm, me shkëlqim dhe të valëzuar. Trupat e Peshqve janë me një formë të pazakontë dhe gishtat po ashtu.
Me një mendje prej artisti, femrat e peshqve janë të tërhequr pas stilit të bukurisë dhe modës që reflektojnë format e detit, me një gri të lehtë ose hijet e syve ngjyrë lejla. Këshilla për peshqit është që të qëndrojnë të butë dhe të qetë: mos u përpiqni të krijoni një mur midis jush dhe modës dhe kreativitetit./keshillaonline.com