E lindur në kurorën e alpeve shqiptare, me flladin e bjeshkeve dhe me gurgullimen e ujit te cemit dhe gurrave të Kelmendit’ Lisa Bujaj u mbrujt me të mirat e këtij vendi te bekuar dhe të mrekullueshëm që i jep krenari çdo Kelmendasi.
Lisa Bujaj këngëtarja tashme e njohur në Diasporën Shqiptare në USA’ ku jeton dhe punon, gjithashtu eshte e njohur per publikun Malesor dhe më gjere që pëlqen zërin e artistes Malsore, dhe muziken turbo folk.
Lisa vjen mbas disa kengesh, dhe bashkepunimesh qe ka pasur më parë me muzikante dhe këngëtarë të njohur, për të sjellë këngën më të re të saj “O Kelmend Ma i Bukri Vend” një këngë që i kushtohet vendlindjes së saj Kelmendit të bukur dhe madhështor.
“O Kelmend Ma i Bukri Vend” kjo këngë e bukur me tekst dhe muzikë nga i mirënjohuri Pjeter Kola. Me sponsorizim nga Kujtim Funiqi, Me orkestrim nga Behar Neli, me një kast të mrekullueshëm valltarësh si Sebi Tinaj dhe Shpresard Memia, ku bashke me grupin e valltareve bukuroshe nën hijeshinë e veshjeve tradicionale te cilat u sponsorizuan nga drejtoresha e Shoqates Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” zonja Rita Kalaj Shkurtaj , sollën tashmë të realizuar këtë këngë të bukur që nën realizimin dhe montimin e Televizionit muzikor Blue Sky Music kjo këngë premton Sukses te garantuar.
Në linkun më poshtë ju ftojmë të shikoni këngën “O Kelmend Ma I Bukri Vend” Lisa Bujaj. Adrianet.al