Vajza Shqipetare nga Tuzi i Malesise “Merita Dukaj” kandidate për ambasadore të re evropiane.

560

Merita Dukaj nga Tuzi është kandidate për ambasadore të re evropiane nga Mali i Zi dhe njëkohësisht e vetmja shqiptare në këtë garë.

Ajo ka mbaruar shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz në vitin 2019 si fituese e diplomës “Luça/Pishtar” ndërsa aktualisht vijon gjimnazin “25.maji” në Tuz (viti i 4-tët).
Që në shkollën fillore është marrë aktivisht me shkrimin e poezive, kryesisht në revistën “Koha Javore” në gjuhën shqipe.

Në vitin 2019 publikoi përmbledhjen me poezi “Rrezet e para”
Merr pjesë në të gjitha aktivitetet shkollore, dhe është anëtare e seksioneve të ndryshme brenda shkollës, si grupi letrar “Jehona”, “Historianët e rinj”, është gjithashtu një nga koordinatoret e klubit vullnetar “25.maji”.
Merita është fituese e çmimit për poezinë më të mirë në vitin 2020.
Është përfaqësuese e shkollës së saj në Unionin e Gjimnazistëve të Malit të Zi.
Gjithashtu Merita është edhe reportere e re e UNICEF-it nga viti 2021.
Flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe spanjolle. /adrianet.al