Olti Gega kengetari i njohur Pukjan në duet me Kengetarin e madh Bujar Qamili sjellin këngën “Flakë-Flakë”

418

Olti Gega këngëtari i njohur nga Puka, i cili me talentin dhe zerin e tij te bukur ka arritur nje audiencë  mbarë kombëtare. Olti  filloi që ne moshë te vogel  të  kendonte dhe të aktivizohej ne muzikë.

Olti Gega këngëtari që u bë i njohur per publikun Shqiptar  me pjesmarrjen ne Festivalin folklorik Gjirokastrës 2000 ku dhe u nderuan me çmimin e parë si ansambël. Dhe që  nga ky eveniment  çmimet per Oltin vazhduan, ai rrëmben çmimin Best Song ne Top-Fest 2006, per te arritur më pas çmimin Best Song ne Magic Fest 2008.

Gjithashtu  ai u nderua me Vendin e 3-të ne festivalin folklorik të Gjirokastrës  në vitin 2015. Dhe karriera artistike e bilbilit Pukjan Olti  Gega vazhdoi me këngë të  zhanreve të ndryshme ku dominon zhanri turbo-folk.

Olti e vazhdon muzikën edhe larg vendlindjes  në  SHBA ku jeton dhe vepron aktualisht, ai së fundmi ka sjellë  këngë mjaft te bukura dhe te sukses’shme, ku vlen të citohet kënga “Dasma e Malsorit” një super projekt i mirë organizuar e cila sapo doli u shndërrua në hitin e Dasmave veriore.

Projekti  me i ri i Olti Gegës  është  një bashkëpunim  me këngëtarin e mirënjohur  Bujar Qamili . “Flakë-Flakë”  kështu  titullohet  kënga e cila sapo u lancua mori pelqimin e fansave të shumtë të dy këngëtarëve .

Olti tha per Portalin Adrianet.al se sëshpejti do vijë me projekte te reja dhe me bashkepunime me këngëtar/e të njohur te muzikes Shqiptare.

Deri në  realizimin  e projekteve te reja, ne ju ftojmë që ne linkun më poshtë  të shikoni dhe dëgjoni këngën Flakë-Flakë  nga Olti Gega  dhe Bujar Qamili.