Horoskopi i 10 diteshit të dytë të Shtatorit, sipas Meri Shehut: Vështirësi për Gaforret, ja shenja më me fat”

154

dhe do ta shijojnë shtatorin më mirë se çdo muaj tjetër të verës përsa i përket çështjeve personale, por gjithmonë duke u rikthyer në partnerët e të së kaluarës. Ujorët janë një shenjë e përparuar, që nuk bashkëpunojnë me njërëz që nuk u japin diçka në inteligjencë, kështu që do të mbartin energji bashkëpunuese në të gjitha sferat.

4. Virgjeresha

 

Virgjëresha ka Diellin në shënjën e vet. Kanë pasur një Hënë të plotë në datën 2 i gjithë romantizmi i botës në këto kohë të vështira erdhi përballë Virgjëreshëve dhe i tha shijojeni këtë fillim vjeshte me Hënë të plotë, ndjehuni më romantikë, më të këndshëm, përqafoni një marrëdhënie të mirë ose plotësohuni. Jupiteri kthehet në pozicion të drejtë, kështu që shumë Virgjëreshë do marrin energji pozitivë, për punë, karrierë, udhëtime jashtë vendit e të tjerë. Një zhgënjim do i vijë nga Neptuni në Peshk dhe kemi një përballje në mes të shtatorit midis Diellit në Virgjëreshe dhe Neptunit në Peshk. Disa Virgjëreshë dalin më shumë sesa duhet jashtë realitetit dhe disa të tjerë nuk e pranojnë një lloj ëndrre fare. Shëndeti është shumë mirë.

3.Akrepi

 

Marsi në shenjën e Dashit u dha një vitalitet gjatë verës, një lloj energjie për të punuar, për të vajtur në vende që nuk kishin shkuar më parë, kanë qenë më aktivë, më sportivë. Marsi kthehet i kundërt dhe ata duhet të rishikojnë edhe një herë për dy muaj, mundësinë për të ndrequr gabimet që kanë bërë në lidhje me punën. Mos harrojmë që Marsi është planeti i tyre ndihmues dhe detyrimisht në këto dy muaj do të japë ndihmesa. Jupiteri i jep mundësinë për plane, udhëtime, për kontakte, për biseda të këndshme dhe strategji shumë të mira. Në karrierë do kenë shansin e madh që të kenë ndriçimin e madh dhe një lloj sharmi. Në datën 15 nuk duhet të vendosin për asnjë gjë sepse do ishte një vendim që absolutisht nuk do ishte i kënaqshëm për pozicionet e tyre.

2.Luani

 

Kemi Afërditën në shenjën e Luanit dhe kjo i bën ata më të dukshëm, më të këndshëm, më të pranueshëm, më me shanse, më pozitivë dhe jeta do u sjellë më ëmbëlsirë në të gjitha aspektet. Do kenë kontakte dhe njohje të mira dhe rikthime të të drejtave të tyre nga e kaluara. Pavarësisht se Marsi do jetë i kundërt në Dash do kenë një pozicion të mirë kështu që edhe ato probleme apo njerëz që rikthehen ndoshta kthehen për të rregulluar situatat ose për të plotësuar jetën e tyre. Duhet të kenë kujdes pas datës 21.

1.Demi

 

Demët një shenjë toke që privilegjohen edhe nga Dielli në Virgjëreshë, edhe nga të gjithë plantët në Bricjap edhe nga Jupitëri. Shumë ëndrrave të Demëve marrin një lloj drejtimi të mirë. Kujdes nga ndonjë zhgënjim ose ëndërr e tepruar në mes të vetë shtatorit, kujdes në datën 15 sepse gjërat mund të bëhen të paqëndrueshme. Me paratë kujdes, jetën emocionale kujdes, mos shpenzoni dhe mos u shpërndani më shumë se sa duhet. Në fund të shtatorit duhet t’i kishtojnë më shumë rëndësi lodhjes dhe pak shëndetit. Duhet të çlodhen dhe të mos futen në mendime shumë të mëdha.