Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për datat 12-18 shtator

167

Dashi/ Java juaj fillon me Hënën e bukur, që do të shkëlqejë në shenjën tuaj të hënën dhe do t’ju sjellë fat. Nga ana tjetër, ditën e diel gjendja do të jetë më e acaruar, kur mund të lindin tensione me partnerin ose në familje. Mërkuri në prapavijë vazhdon të sjellë disa pengesa të tjera në fushën e punës, por mbrojtja e Jupiterit ju garanton gjithsesi suksesin përfundimtar.

Demi/ E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me shumë fat për shenjën tuaj, pasi Hënën do ta keni aleate. Mund të merrni një lajm të mirë që e prisni prej kohësh. Do të keni fat edhe në sferën e dashurisë. Një Venus i bukur i favorshëm mbron çiftin tuaj, ju jep forcë dhe pasion. Për beqarët do të jenë të mundshme takime të destinuara të zgjasin: mos lejoni asnjë rast t’ju shpëtojë për shkak të dembelizmit!

Binjakët/ Të dashur Binjakë, Venusi në një pozicion të pafavorshëm sjell tensione në jetën tuaj në çift. Diskutimet me partnerin nuk do të mungojnë. Duhet të përpiqeni të filloni dialogun, sidomos ditën e premte dhe të shtunë, kur Hëna e bukur në shenjë do t’ju bëjë të ndiheni më të qetë. Falë Mërkurit dhe Jupiterit pozitiv do të jeni të favorizuar në vendin e punës. Mos kini frikë të ecni përpara: nuk do të mungojnë mundësitë për të arritur qëllimet tuaja!

Gaforrja/ Të dashur Gaforre, kjo javë do të jetë pa dyshim me fat për sa i përket ndjenjave: një Venus i bukur i favorshëm do t’i japë çiftit tuaj dashuri dhe pasion. Megjithatë, më pak fat do të keni në sferën profesionale, ku pengesë do t’ju bëhet transiti i pafavorshëm i Jupiterit dhe Mërkurit. Do të duhet të prisni deri në fund të tetorit për të marrë përgjigjet që prisni apo që t’ju njihen meritat. Ndërkohë ngushëllohuni me picën e duhur për ju…

Luani/ I dashur Luan, Mërkuri dhe Jupiteri pozitiv do t’ju bëjnë surpriza të këndshme, veçanërisht në sferën profesionale. Projektet që keni në dorë janë të destinuara për sukses! Kushtojini vëmendje së martës, së mërkurës dhe së enjtes, kur Hëna në një pozicion të pafavorshëm mund t’ju bëjë të ndiheni pak nervozë ose në humor të keq. Situata do të ndryshojë të premten dhe të shtunën, kur Hëna do t’ju sjellë fat.

Virgjëresha/ Planeti Venus shkëlqen në shenjën tuaj së bashku me Diellin dhe ju bën më të parezitueshëm se kurrë! Dashuria është e favorizuar: nëse jeni beqarë mund të takoni më në fund personin e duhur për ju. E diela do të jetë një ditë romantike. Hëna e pafavorshme, nga ana tjetër, të premten dhe të shtunën, do të ndikojë që të hasni disa pengesa. Në punë mund të ndiheni pak më tepër të lodhur.

Peshorja/ Të dashur Peshore, java juaj fillon me një ditë disi të vështirë. Hëna në prapavijë do ta bëjë të hënën tuaj mjaft stresuese. Situata do të përmirësohet aty nga e marta, por ditët më me fat të javës do të jenë e premtja dhe e shtuna. Mërkuri në shenjë ju jep një avantazh në fushën e punës: do të dini të tregoni sa vleni dhe të shpërbleheni për meritat tuaja. Marsi i favorshëm ju jep forcë dhe energji.

Akrepi/ Ditën e martë, të mërkurë dhe të enjte, për fat të keq Hënën do ta keni në prapavijë. Gjatë kësaj kohe mund të lindin tensione në punë ose në familje. Humori i mirë do t’ju rikthehet vetëm në fundjavë, kur Venusi dhe Hëna do t’ju dhurojnë momente romantike të shkëlqyera, veçanërisht ditën e diel. Në punë për të arritur objektivat do t’ju ​​duhet të prisni tetorin.

Shigjetari/ I dashur Shigjetar, këtë javë do të duhet të përballeni me Venusin në pozicion të pafavorshëm, që do të sjellë më shumë tension në jetën tuaj në çift. Kushtojini vëmendje të veçantë ditëve të së premtes dhe të shtunës, kur Hëna në prapavijë do t’ju bëjë të ndiheni veçanërisht të shqetësuar dhe do të jetë e lehtë të debatoni me partnerin… Në punë do të keni fat, falë ndikimit pozitiv të Jupiterit dhe Mërkurit, që sjellin mundësi të reja.

Bricjapi/ Tani që Venusi është rikthyer nga shenja juaj, dashuria po lulëzon! Do të ketë një mirëkuptim të madh mes jush dhe partnerit. Për beqarët parashikohen njohje të reja, por duhet t’i kapni rastet fluturimthi. Megjithatë, do të keni disa shqetësime të tjera për sa i përket punës. Mërkuri dhe Jupiteri në një pozicion të pafavorshëm ngadalësojnë projektet tuaja, por mos u shqetësoni: përgjigjet që prisni do të vijnë së shpejti!

Ujori/ Të dashur Ujorë, kjo që po përjetoni është një periudhë fillimesh të reja, në të cilën Jupiteri dhe Mërkuri në pozicion të favorshëm do t’ju garantojnë të gjitha mundësitë që meritoni, veçanërisht në punë. Do të ketë takime dhe përvoja emocionuese. Këtë javë mund të mbështeteni në Hënën e bukur dhe fatsjellëse ditën e hënë, të premte dhe të shtunë. Por ndikimi i saj nuk do të jetë po kaq i mirë ditën e martë dhe të enjte, duke ju bërë të ndiheni nervozë.

Peshqit/ Të dashur Peshq, për fat të keq, pozicionimi i Venusit në prapavijë po fillon të ndihet, duke jua vështirësuar situatën në sferën e ndjenjave. Tensionet e thella mund të dalin në sipërfaqe në jetën tuaj në çift… Marsi në një pozicion të pafavorshëm rrezikon t’ju bëjë të ndiheni mjaft të lodhur dhe të stresuar. Ditët me fat të javës do të jenë e hëna, e marta, e mërkura dhe e enjtja. Ditët terse, e premtja dhe e shtuna./living-media.com