Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 19-25 shtator

277

Dashi: Dash i dashur, më në fund këtë javë, duke filluar nga e premtja, planeti Mërkur nuk do të jetë më kundërshtar i shenjës suaj. Shqetësimet dhe vështirësitë e hasura në punë javët e fundit do të marrin zgjidhje dhe, gjithashtu falë futjes së Jupiterit në shenjë, suksesi do të jetë juaji! Ditën e hënë dhe të martë Hënën do ta keni në prapavijë, kurse ditën e mërkurë dhe të enjte do t’ju sjellë fat.

Demi: Dem i dashur, këtë javë planeti Mërkur do të jetë aktiv në favorin tuaj! Duke nisur nga e premtja, në punë do të lulëzojnë mundësi të reja dhe nuk do mungojnë takimet interesante. Do të jeni të favorizuar në sferën e ndjenjave edhe falë një Venusi të bukur. Veçanërisht romantike do të jetë fundjava, kur në krah do të keni një Hënë të bukur të favorshme. Ditë të tensionuara, megjithatë, janë ato të së mërkurës dhe të enjtes.

Binjakët: Të dashur Binjakë, fatkeqësisht këtë javë planeti Mërkur do t’ju kthejë shpinën. Duke filluar nga e premtja, mund të hasni disa vështirësi të tjera në vendin e punës, qoftë ky një bllokim i përkohshëm i projekteve tuaja apo një diskutim me shefat dhe kolegët. Edhe në dashuri mund të lindin më shumë diskutime me partnerin, sidomos në fundjavë kur, përveç planetit Venus, në pozicion të pafavorshëm do të jetë edhe Hëna.

Gaforrja: Të dashura Gaforre, më në fund këtë javë planeti Mërkur do të kthehet nga shenja juaj! Duke filluar nga e premtja, do të shihni përmirësime të dukshme në vendin e punës, edhe nëse do t’ju duhet të prisni edhe një muaj për të marrë rezultatet e dëshiruara… Të hënën dhe të martën do të jeni në gjendje të mbështeteni te Hëna e shkëlqyer në shenjë, e cila do t’ju sjellë fat. Të favorizuar do të jeni edhe në sferën e ndjenjave.

Luani: I dashur Luan, këtë javë mund të mbështeteni te Hëna e bukur, e cila do t’ju sjellë fat dhe do të shkëlqejë në shenjën tuaj të mërkurën dhe të enjten, kur mund të merrni lajme të mira ose të keni një takim të papritur. Mbi të gjitha, do të jeni me fat në aspektin e punës, me Merkurin aktiv në favorin tuaj deri të premten dhe Jupiterin gati për t’ju dhënë sukses afatgjatë. Nëse keni ndonjë propozim për të bërë ose një projekt të ri për të sjellë, mos hezitoni!
Virgjëresha: E dashur Virgjëreshë, a je gati për të pritur planetin Mërkur në shenjën tënde? Duke filluar nga e premtja, Mërkuri do të arrijë Venusin, i cili është në shenjën tuaj prej pak kohësh tashmë, gati për t’ju dhënë shumë fat në javët në vijim, si në punë ashtu edhe në fushën e marrëdhënieve ndërpersonale. Takime interesante do të jenë të mundshme, dhe për beqarët sigurisht që do të ketë mundësi për të njohur dikë të veçantë. Shumë fat në fundjavë, edhe me Hënën në shenjë!

Peshorja: E dashur Peshore, planeti Mërkur do të qëndrojë i kthyer nga shenja juaj deri ditën e premte. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë javë për të bërë përpara në punë, për të lënë përshtypje të mira te shefat dhe kolegët. Propozimet dhe pikëpamjet tuaja do të priten dhe vlerësohen mirë. Ditët më me fat do të jenë e mërkura dhe e enjtja, me Hënën aktive në favorin tuaj. Megjithatë, ditën e hënë dhe të martë do të përjetoni pak më shumë tension, për shkak të Hënës së pafavorshme. Lejojini vetes të çlodheni pak më shumë.

Akrepi: I dashur Akrep, këtë javë Mërkuri do të rikthehet aktiv në favorin tuaj. Duke filluar nga e premtja, ky planet do t’ju japë një avantazh, veçanërisht në fushën e punës. Do t’ju ofrohen një sërë mundësish të reja, të cilat duhet t’i kapni fluturimthi. Në fundjavë do t’ju prijë fati në dashuri, me Venusin dhe Hënën të dyja aktive në favorin tuaj. Nga ana tjetër, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më stresuese.

Shigjetari: I dashur Shigjetar, fatkeqësisht këtë javë planeti Mërkur do t’ju kthejë shpinën. Duke filluar nga e premtja, në punë mund të lindë ndonjë keqkuptim ose mund të hasni në disa pengesa të tjera në rrugën tuaj. Për fat të mirë, do të jeni ende në gjendje të mbështeteni në ndikimin pozitiv të Jupiterit, i cili do t’ju garantojë sukses në planin afatgjatë. Venusi dhe Hëna në një pozicion të pafavorshëm ka të ngjarë të krijojnë ndonjë konflikt me partnerin gjatë fundjavës.

Bricjapi:I dashur Bricjap, java juaj për fat të keq fillon me dy ditë me Hënën në prapavijë. E hëna dhe e marta do të jenë mjaft të rënda dhe diçka mund të mos shkojë siç është planifikuar. Më e mirë do të jetë gjendja, megjithatë, gjatë fundjavës. Duke filluar nga e premtja, planeti Mërkur nuk do t’ju bëhet më pengesë dhe do të kthehet të veprojë në favorin tuaj, gati për t’ju përgatitur për një revansh të mirë, veçanërisht në fushën e punës.

Ujori:Të dashur Ujorë, planeti Mërkur do të qëndrojë aktiv në favorin tuaj deri të premten. Përfitoni nga ndikimi i tij për të realizuar një kërkesë apo një propozim në fushën e punës, sepse në javët në vijim mund të hasni disa pengesa të tjera. Kushtojini vëmendje ditëve të së mërkurës dhe të enjtes, kur Hëna në prapavijë do t’ju bëjë veçanërisht nervozë dhe mund të çojë në disa diskutime me partnerin ose familjen tuaj.
Peshqit: Të dashur Peshq, këtë javë fatkeqësisht planeti Mërkur do të kalojë në prapavijë në lidhje me shenjën tuaj, ndërkohë që pret t’i bashkohet planetit Venus. Në periudhën e ardhshme mund të hasni disa vështirësi të tjera si në sferën e punës ashtu edhe në atë sentimentale. Marsi në një pozicion të pafavorshëm, për më tepër, do t’ju bëjë të ndjeni mungesë energjie. Lërini çështjet më të rëndësishme për në ditët e Hënës me fat, të hënën dhe të martën./living-media.com