Mësoni renditjen e shenjave sipas Paolo Fox gjatë datave 4-10 janar

214

Dashi:
Pas një viti të furishëm e me probleme si ky që lamë pas, por gjithsesi të përballueshëm, të lindurit
në shenjën e Dashit do të vazhdojnë të ndiejnë peshën e mundimeve të mbartura. Do të zhyteni në
apati, pasi Marsi do të largohet nga shenja juaj për të kaluar në atë të Demit. Zgjidhja në kësi
situatash është më shumë durim dhe këmbëngulje. Këtë javë shenja juaj do të jetë në vend të nëntë.

Demi
Gjatë këtyre ditëve do të ndiheni energjikë. Shkak për këtë do të bëhet Marsi, i cili që nga data 5
janar do të kalojë në shenjën tuaj, duke krijuar trinomin favorizues Mars-Venus-Uran. Por kujdes,
sepse Neptunin dhe Jupterin do t’i keni në prapavijë dhe do të ndikojnë në zvarritjen e punëve. Por
megjithatë pritet që të jetë një javë pozitive dhe shenjës suaj i takon vendi i dytë.

 

Binjakët
Nuk do t’ju mungojnë projektet dhe idetë për të zgjeruar aktivitetin tuaj. Por për fat të keq do t’ju
duhet të përballeni me kuartetin Uran-Mërkur-Venus-Diell, i cili nuk ju favorizon. Do t’ju duhet që
hëpërhë t’i shtyni për më vonë të gjitha planet tuaja, në mënyrë që të mos cenoheni ekonomikisht.
Binjakët këtë javë do të jenë në vend të gjashtë.

Gaforrja
Do të hasni të papritura në sferën profesionale. Do t’ju duhet të merreni me zgjidhjen e çështjeve të
ndërlikuara dhe të ruani qetësinë. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë, në mënyrë që t’ia dilni mbanë.
Yjet ju këshillojnë që hëpërhë të mos ndërmerrni iniciativa të guximshme, që mund të rezultojnë në
humbje parash. Këtë herë ju takon vendi i njëmbëdhjetë.

Luani
Do të tregoheni këtë javë të vendosur dhe energjikë. Do të përballeni me të papritura, sepse kuarteti
Venus-Diell-Mërkur-Pluton do të largohet nga shenja juaj për të kaluar në atë të Bricjapit. Me siguri
që do të arrini të reagoni në kohë dhe do t’i jepni zgjidhje situatës. Mos i humbisni shpresat, sepse
duke qenë në vend të katërt, me siguri që do t’ia dilni mbanë.

Virgjëresha
Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin profesional për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës.
Binomi Mars-Venus do t’ju favorizojë. Edhe Hënën do ta keni aleate, sidomos të lindurit në
dhjetëditëshin e tretë të shenjës. Kini besim se do t’ia dilni mbanë në gjithçka, sepse jo më kot këtë
herë do të renditeni në vend të parë.

Peshorja
Do ta nisni javën me energji të mëdha. Më datë 5 dhe 6 janar trinomi Hënë-Saturn-Jupiter do të
kthehet nga shenja juaj. Kjo do t’ju mbushë me shpresë për të ardhmen e afërt. Por bëni kujdes,
sepse me kalimin e ditëve euforia juaj mund të zbehet për shkak të disa problemeve në sferën
profesionale. Yjet ju këshillojnë të mos i humbisni shpresat, sepse me shenjën të pozicionuar në
vend të pestë gjithçka është e mundur.

Akrepi
Do të jeni gjatë kësaj jave më të përqendruar se kurrë te mirëqenia juaj. Prandaj do t’i kushtoni një
rëndësi të veçantë rutinës suaj të përditshme dhe sidomos ushqimit. Motoja juaj do të jetë që të
ushqeheni sa më shëndetshëm, sidomos për të lindurit e dhjetëditëshit të parë dhe të dytë të
shenjës. Akrepi do të jetë i pozicionuar në vend të shtatë.

Shigjetari
Do të jeni më së shumti të përqendruar gjatë këtyre ditëve në çështjet e ndjenjave. Me siguri që do
t’ju duhet të sqaroni disa keqkuptime që kanë lindur mes jush dhe partnerit. Shkak për këtë do të
bëhet kalimi i Venusit në shenjën e Bricjapit. Sqaroni gjithçka mes jush dhe mos mbani mëri, në
mënyrë që të mos krijoni probleme. Këtë herë do të jeni në vend të dhjetë.

Bricjapi
Pritet që kjo të jetë një javë me fat për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Do të gjeni mënyrën e duhur
për t’i ekuilibruar gjërat si në punë dhe në familje. Në ndihmë do t’ju vijë binomi Mars-Uran. Do të
synoni t’i rrafshoni mosmarrëveshjet, duke i dhuruar shumë kënaqësi partnerit. Duket se gjërat në
përgjithësi do të ecin mirë dhe do të renditeni në vend të tretë.

Ujori
Pritet që të kaloni ditë të vështira. Vërtet që Jupiterin dhe Saturnin do t’i keni në krah, por me Uranin
dhe Marsin në prapavijë situata do të vështirësohet. Në aspektin profesional nuk pritet që të ndodhë
asgjë entuziazmuese. Pavarësisht përpjekjeve tuaja, nuk do të shikoni rezultate. Gjendja e amullisë
do të ndikojë për keq edhe në sferën e ndjenjave. Bëni durim, këtë herë do të mbani vendin e 12-të.

Peshqit
Do të ndiheni këtë javë më nostalgjikë se kurrë. Vetëm aktiviteti fizik duket se mund t’ju nxjerrë nga
gjendja e melankolisë. Do t’i hyni me themel pastrimit të shtëpisë dhe kështu do të vrisni me një gur
dy zogj. Edhe do të merreni me aktivitet fizik, edhe do të largoni nga mendja mendimet e këqija.
Peshqit këtë herë do të jenë në vend të tetë.