Marsida Jukni (Marsi) e bukur dhe plot finesë sjell coverin “Pse Ike”

453

Këngëtarja Shkodrane  Marsida Jukni (Marsi) me zërin e  ëmbël,  dhe me nje hijeshi që rrezaton, krijon një artiste që mund ta përkufizosh me fjalën e Perkryer.

E lindur në Shkodër  në qytetin  që ndryshe quhet dhe djepi i kulturës Marsida Jukni (Marsi) nuk kishte se si mos të merrte dhe ajo atë  pjesën e talentit që I përshtatet  dhe e bën këngëtaren bukuroshe të kompletuar artistikisht.

Marsida Jukni  jeton dhe vepron ne Zvicër, ku nga aty ajo ka performuar në skena të ndryshme ku dhe ka sjellë  rreth vetes adhurues të  shumtë.  E pyetur nga gazetari i portalit tonë Adrianet.al  Marsida tha nder te tjera se së shpejti do vijë me një  projekt muzikor që mund të jetë  dhe një duet. Për mê tepër  le të  presim deri në realizimin e këtij  projekti.

“Pse Ike” një  cover shumë  I bukur I kënduar me një  profesionalizëm   deri në perfeksion nga Këngëtarja   Marsida  Jukni u mirëprit nga fansat dhe nga adhuruesit e ketij zhanri muzikor. Në linkun më poshtë  ju ftojmë  të  shikoni dhe dëgjoni coverin “Pse Ike”