Identifikimi elektronik në zgjedhje/ KQZ: Interes shprehu vetëm një kompani. Po punojmë për…

159

Ndërsa zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka përzgjedhur kompaninë për implementimin e teknologjisë për identifikimin elektronik të votuesve.

 

Pas hapjes së garës për tenderin në fjalë, interes shprehu vetëm një kompani, nga 6 të tilla që ishin ftuar.

Me anë të një njoftimi, KQZ thotë se po zhvillohen procedurat për fazën e vlerësimit të ofertës.

Njoftimi:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”.

Sot ishte afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, ofertën ekonomike dhe dorëzimin e pajisjes së kërkuar (mostrës) nga kompanitë.

Në këtë procedurë u ftuan për të marrë pjesë 6 kompani, nga të cilat u paraqit një 1 kompani.

Aktualisht, KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës, shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania.