Rudina Magjistari publikon foto me bashkëshortin dhe vajzën duke kaluar pushimet në mal

271

Moderatoren e njohur Rudina Magjistari e shohim shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit shpesh herë momente nga emisioni i saj në Tv Klan që transmetohet çdo pasdite.

Nuk jemi mësuar që të shohim postime nga jeta e saj personale apo me bashkëshortin dhe vajzën, por mesa duket me rastin e festave dhe ngrohtësinë që ajo ka ndjerë këto ditë, ka vendosur që të ndajë me ndjekësit disa momente private me bashkëshortin dhe vajzën e saj Mia.

Nga postimet e publikuara në Instagram, Rudina Magjistari shihet se po kalon pushime mjaft të bukura me familjen e saj në Brezovicë.

Në postimet e saj shihet ambienti përrallor i mbuluar nga bora, Mia teksa luante në bore, një plak prej bore të cilit i kishin vendosur një maskë dhe foto me bashkëshortin.

“Jeta e natës”, shkruan Rudina e cila shihet mjaft e lumtur pranë jetës së bashkëshortit./shkoder.info