Flutra Muriqi këtë herë me këngë e me plot ” Dashni “

175

Flutra Muriqi këtë herë me këngë e me plot ” Dashni ”

Ajo njihet mjaft për rolet e saj si aktore por edhe si imazh në klipe të artistëve të njohur. E kemi fjalën për të bukurën Flutra Muriqi e cila dikur na tregonte se e ka pasion dhe muzikën e tash sapo ka publikuar hitin e saj të parë në mënyrë profesionale e që mban titullin ” Dashni ” e ku tregon edhe zërin e saj mjaft interesant.

Ne mësojmë se kënga është realizuar në Shqipëri nga producenti Markolino me tekst nga Petro e përshtatur mjaft mirë me një super klip nga Sunset. Këngën me klip ia vlen ta klikoni e ta dëgjoni më poshtë e vërtetë so ta bëni refren tuajin pasi është e bukur që nga titulli e mjaft argëtuese.