Ky është artisti i ri e plot talent Maloku
Një tjetër talent dhe artist i ri sapo ka publikuar këngën “Raki”, dhe duket se do të ketë të ardhme në industrinë muzikore. Quhet Maloku dhe është vetëm 19 vjeç, ka lindur dhe jeton në Gjermani konkretisht në Mönchengladbach, por me origjinë është nga Podujeva.
Vetëm pak javë që ka nisur të bëjë muzikë ndërsa dashuria për të ka qenë gjithmonë dhe projekti që ka ardhur me video e ka shkruar dhe krijuar vetë dhe është mjaft e bukur, e mund ta klikoni e ta dëgjoni në linkun më poshtë.
Ne mësojmë se Maloku synon muzikën internacionale e natyrisht të bëjë emër edhe në tregun shqiptar nga i ka rrënjët, e për momentin e don muzikën në gjermanisht dhe shqip dhe po punon në këtë drejtim.
Këngëtari pëlqen artistit tjetër të famshëm e me origjinë shqiptare Azet, dhe do të donte pse jo të bënte një duet një ditë me të, ndërsa ka mjaft përkrahje nga familja e janë ata që e kanë shtyrë që të bëjë muzikë. Për më të rejat nga Maloku ju mund ta ndiqni atë në instagramin e tij me emrin malokuindeinblock dhe mbani mend këtë talent të ri sot por me të ardhme të fortë në tregun muzikor.