Metoda ‘4-7-8’/Si të biesh në gjumë në vetëm një minutë

225

Nëse keni ankth ose nëse jeni të stresuar para një ngjarjeje të rëndësishme, të biesh në gjumë është një hall më vete. Provoni këtë për të qetësuar nervat dhe për të pushuar më mirë.

Është quajtur metoda “4-7-8”. Kjo është ajo që ju duhet të bëni:

  1. Merrni frymë me qetësi përmes hundës për 4 sekonda.
  2. Mbajeni frymën për 7 sekonda.
  3. Merrni frymë ngadalë përmes gojës tuaj për 8 sekonda.

Realisht është vërtet kaq e thjeshtë. Mund të tingëllojë e çmendur, por me të vërtetë funksionon.

Si funksionon

Kur jeni të stresuar ose të shqetësuar, sasia e adrenalinës në gjak rritet dhe frymëmarrja juaj bëhet më e shpejtë dhe e lehtë. Ky ushtrim frymëmarrje vepron si një lloj qetësues. Ngadalësimi i qëllimshëm i frymëmarrjes në këtë mënyrë detyron ritmin e zemrës suaj të ngadalësohet, duke ju bërë të qetësoheni shumë shpejt; është fiziologji e thjeshtë!

I njëjti ushtrim ndihmon për të qetësuar mendjen tuaj gjithashtu, thjesht sepse ju bën të përqendroheni plotësisht në frymëmarrjen tuaj. Ju nuk e kuptoni, por në këtë moment sistemi juaj nervor qendror gradualisht zvogëlon aktivitetin e tij, dhe ndjenjat e ankthit zhduken. Çdo neurolog mund ta konfirmojë këtë për ju.

Rezultati është që i gjithë trupi juaj të relaksohet.