Nusja e Sali Berishës flet hapur tregon sa para fiton nga një foto: Marr nga 1000 deri në 2000 euro

233

Instagrami tashmë është kthyer si një pasaportë që i ka hapur shumë dyer Armina Mevlanit.

Gjatë një interviste radiofonike të dhënë së fundmi për Top Albania Radio, Armina Mevlani foli mbi eksperiencën e saj si një nga blogeret e para dhe më të ndjekura në vend por dhe jashtë.

‘Pandemia ka ndikuar pozitivisht në rrjetet sociale pasi janë rritur bashkëpunimet nisur nga rritja e kërkesës për blerjet online’– u shpreh Armina.

Sipas saj, puna e blogeres mund të konsiderohet si një profesion i mirëfilltë me kohë të plotë, duke qënë se shpenzojnë kohë të gjatë në bërjen e një video, në komunikimet me fansat dhe sigurisht edhe pagesat e marra.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit se si funksionon bashkëpunimi i saj me marka të ndryshme të modës, ajo u shpreh se kuotat e pagesave shkojnë nga 1000 deri në 2000 mijë euro,

por ka raste që marrëveshja nuk përfshin pagesa cash, por të mira materiale ku ajo mund që të mbajë një produkt nga kompania me të cilën bashkëpunon.

“Mua vetë, unë personalisht nuk kam zgjedhur një brend që nuk më pëlqen apo se përdor se s’dua të jetë gënjeshtër nga ana ime për një gjë që unë se përdor. Ndaj jam shumë selektive.

Ndaj mënyra më e mirë për të qenë afër ndjekësve është të jesh sa më reale. Më rrallë reklamimi por më e vërtetë. Po ashtu në fillim ka qenë klering. Bëja share gjërat që përdorja free, më pas kur Instagrami u rrit, përshkak të Giveaway, me Iphone arrita që të rrisja një numër ndjekësish që janë të huaj.

Me brendet jashtë kanë edhe deal-era kleringu. Shumë veshje, ato mi dërgojnë unë i postoj dhe përfshijnë kuotën për mua. Kuota është e ndryshme, marr 1 mijë, dy mijë euro që janë dërgesa kleringu që unë i vesh në një pjesë mujore të caktuar. Janë veshje që unë i zgjedh vetë.”-tha Armina./shkoder.info