Noel Pjetri këngëtari i ri nga Dukagjini, me një zë të ëmbël dhe jehues, vjen me një këngë shumë të bukur dhe me një mesazh mjaft domethënës për të gjithë Shqiptarët e në veçanti për Dukagjinin dhe Malësinë, ku çdo ditë e më tepër po i mungojnë të rinjtë dhe të rejat, të cilët po kërkojnë një jetë më të mirë diku larg vendlindjes.
Noeli këngën e ka të lindur bashkë me të, sepse gjithmonë ai ka kënduar me dashuri dhe pasion duke pasur dhe trashigimi nga gjyshi i tij i cili ka marrë pjesë në Festivalin folklorik të Gjirokastrës.
Noeli ka disa këngë dhe ka marrë pjesë në evenimente të organizuara nga Shoqata Treva e Dukagjinit, ku ai ka spikatur me zërin dhe talentin e tij në zhanrin turbo folk.
Noeli tha për Portalin tonë se në planet e tij për të ardhmen ka një projekt të ri i cili do të vijë së shpejti.
Ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni këngën.
“Përshëndetje Çdo Shqiptari” teksti Agim Synaj.
Muzika: Pjetër Kola.
Orkestrimi: Luan Dagistani.
Në çifteli : Fran Kodra.
Këndon : Noel Pjetri.