Vizita e Ramës në Turqi/ Kryemadhi: Akush të mos bëjë pazare për të krijuar azile politike për veten! Nuk do të njohim asnjë lloj marrëveshje që…

208

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka pranuar të komentojë vizitën dy ditore të kryeministrit Edi Rama, në Turqi, por mesazhi i saj ishte i qartë “Mos të guxojë askush të bëjë pazare ne kurriz të Shqipërisë për të tërhequr vëmendjen apo për të krijuar azile politike për veten e tij.”

E ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Kryemadhi u shpreh se Shqipëria nuk është as Turqi, as Greqi e as Serbi, ndërsa shtoi se ajo dhe të gjithë deputetët e saj që do të dalin nga zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njohin asnjë marrëveshje që cënon integritetin territorial të Shqipërisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Turqi, Rama dhe Erdogan firmosën marrëveshjen e Krijimit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë.

Cili është komenti juaj në lidhje me vizitën e Kryeministrit Rama në Turqi?

Kryemadhi: Vetëm një fjali do të thosha: Shqipëria nuk është as Turqi, as Greqi e as Serbi. Shqipëria është Shqipëri. Mos të guxojë askush të bëjë pazare ne kurriz të Shqipërisë për të tërhequr vëmendjen apo për të krijuar azile politike për veten e tij. Nuk do njohim asnjë lloj marrëveshjeje. Unë si Monikë dhe çdo deputet i LSI që do të hyjë në Parlamentin e pas 25 prillit jo të vijë Greqia, Turqia, Serbia, Amerika apo Gjermania, kush të dojë të vijë të bëjë fushatë për Edi Ramën, çdo marrëveshje që cënon integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë është e papranueshme. Jo vetëm kaq, por do të dalin përpara bankës së të akuzuarve ata që e kanë bërë dhe ata që nuk e kanë dënuar dhe që e kanë lejuar që të ndodhë kjo gjë.