“Maturante dhe valltare, Anjeza Mitaj tregon ndjesinë që provon kur e vesh Xhubletën e Alpeve Shqiptare”

226

E bukur dhe e hijeshme ashtu siç janë zanat e bjeshkëve të Kelmendit, e veshur me Xhubletën tradicionale të Malësisë së Madhe, e bukura Anjeza Mitaj tregon për portalin tonë ndjesinë që ndjen kur e vesh Xhubletën këtë veshje që është e denjë për mbretëresha.

Unë që e vogël e kam admiruar dhe gjithmonë doja ta vishja Xhubletën, dhe ëndrra ime u realizua, tashmë unë e kam mundësinë për të treguar gjenezën e një vendi siç është Malësia e Madhe.

Xhubleta më bën të ndihem krenare, dhe nën këtë ndjenjë krenarie nisi e mendoj sesi do të jetë dukur dikur fisnikja  e madhe Nora e Kelmendit, që e veshur me Xhubletë hyri mes ushtrisë dhe Doli triumfuese duke i dhënë pashait dënimin e merituar.

Sëbashku me Anjezën takuam dhe Arjan Mirukaj një djalosh i cili dhe ai i veshur me veshjen tradicionale të burrave Malsor merr pjesë në aktivitete të ndryshme të zonës dhe më gjerë.

E gjithë kjo bukuri dhe ky stilim tradicional i flokëve kërkon një përkushtim dhe finesë të madhe, sepse për fat të keq janë të pakëta ato malsore që dijnë t’a bëjnë këtë model të trashëguar nga brezat. Por ne patëm fatin që të takojmë dhe zonjën Liza Qosaj (veshtaren) kështu quheshin dikur ato që rregullonin nuset në ditën e dasmës.

Liza gjatë bisedës me ne tha se stilimin dhe rregullimin tradicional të flokëve të nuseve ose tashmë të valltareve ajo e ka të trashëguar, dhe se për të është një kënaqësi, ajo tha se kur i shikoj këto bukuroshe tek performojnë më bëhet zemra mal, është shumë e rëndësishme që ne po kthehemi në identitet, brezi i ri po interesohet çdo ditë e më shumë për traditën doket dhe zakonet tona të vjetra. Xhubleta jonë e vjetër tashmë e mbrojtur nga UNESCO po na bën të ndihemi krenarë që jemi Shqiptar Malsor dhe bijtë e bijat e Xhubletës.