A do të kemi masa shtrënguese për festat e fundvitit? Kryeministri Rama nuk përjashtohen diçka të tillë

288

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët në portalin studentor duke treguar se po kalojmë periudhën më të vështirë nga pandemia e koronavirusit pasi jemi në muajt e dimrit.

Rama tha se në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë jemi duke kaluar më të keqen.

“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë.”

Sa i përket mundësisë për masa shtrënguese për Vitin e Ri, Rama tha se për momentin nuk janë paraparë, por nuk përjashtohen.

“Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër.

Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese”, deklaroi Rama./shkoder.info