U gjend arsyeja! Pse ‘kontrollojmë’ rrjetet sociale të njerëzve që nuk na pëlqejnë

190

Ndonjëherë ju shihni profilet e njerëzve që s’ju pëlqejnë fare! Po të gjithë e dimë që ndodh kjo!

Kjo njihet “social media stalking” ose “përndjekje në rrjete sociale” dhe kur e bëni sepse nuk i keni qejf këta njerëz, njihet dhe si “hate-stalk”, ose “përndjekje nga urrejtja/mospëlqimi”.

Përpara se të ndiheni çuditshëm dhe të shqetësoheni, duhet të dini se nuk jeni vetëm. Madje, gjasat janë që, ndërsa ju po hyni në profilin e dikujt që s’ju pëlqen, dikush tjetër mund të jetë në profilin tuaj për të njëjtën arsye. Sipas ekspertëve kjo ndodh nga nxitja e egos suaj. Duke gjykuar të tjerët mund të bëjë që truri të çlirojë dopaminë, e cila rregullon aftësinë tonë për të ndjerë kënaqësi. Kjo e fundit, bën që një ves/zakon të krijohet më lehtë.