Albi Nako sqaron të vërtetën e pushimit nga puna të Gracianos me SMS

244

Albi Nako, Enada Hoxha dhe Dojna Mema ishin pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku folën për “Just Dance”, spektaklin e kërcimit që pritet të fillojë këtë të diel.

Albi u shpreh i kënaqur për pjesëmarrjen dhe gjithë realizimin e këtij spekatakli, duke treguar se gëzon marrëdhënie shumë të mira si me Enadën edhe me Gracianon, autorin e “Just Dance”.

Ndërkohë 2 vite më parë u tha se Albi e pushoi Gracianon nga puna me një sms, lajm që koreografi e sqaroi sot për herë të parë.

“Graciano është djalë me zemër të bardhë, me zemër të madhe. Është njeri me shumë pozitivitet, pa qenë nevoja të bëj shumë elozhe për Gracianon. Por nuk e di pse pa dashje në një moment prove ai shkau dhe i ktheu një përgjigje padashje dikujt. Një njeri që ishte mbi ne…

Të gjithë u kthyen nga unë, me idënë “ky balerini yt nga e mori fuqinë që ktheu një përgjigje etj etj në skenë”, se s’ mund ta them të vërtetën 100%, se duhet të jem i kujdesshëm”, tha ndër të tjera Albi./shkoder.info