Njihuni me talentin nga Zvicra që synon të bëj diçka të bukur në muzikën shqiptare

183

Njihuni me talentin nga Zvicra që synon të bëj diçka të bukur në muzikën shqiptare

Një tjetër talent me emrin Gjeta i cili ka si pasion muzikën që kur ishte i ri dhe që ka lindur dhe jeton në Zvicër, pritet të synon skenën muzikore shqiptare.

Quhet Samuel Gjetaj që megjithëse ka pashaportë Zvicerane dhe jeton afër qytetit të Rapperswill’it e flet mjaft bukur gjuhën shqipe dhe e këndon atë në stilin rrep. Ka vetëm pak kohë që e ka nisur me hapa të shpejtë por që ka nisur të pëlqehet muzika e tij, e si duket do të jetë tashmë koha e tij. Ai deri tani i ka prezantuar 3 këngë, ndërsa mësojmë se e ka gati edhe një këngë dhe është gjithashtu në punim të një tjetër projekti, ku përkushtimi do të jetë më i madh dhe më unik.

Gjeta krijon në mënyrë të pavarur muzikën e tij në aspektin e kompozitimit, por ka edhe disa miq që e ndihmojnë në inqizimin të këngëve.

Megjithëse ai jeton larg nuk harron të ndjekë me shumë dashuri artistët shqiptarë më të mirë e me rezerva ata që këndojnë sot.
Artisti i ri deri tani nuk ka menduar që të na tregojë ndonjë emër se me kë do të donte të kishte një bashkëpunim, por e ka një synim kur projekti të jetë vërtetë i mirë.

Gjeta e bën muzikën për tu ndjerē vetë mirë në fillim e në stilin e tij ndërsa se nga kush do të dēgjohet nga vetëm shqiptarët apo të huajt le të tregon koha? Ne ju ftojmë në linkun më poshtë të dëgjoni e klikoni një nga projektet e tij, si dhe për çdo risi ta ndiqni në Instagram me emrin sigjetamo.