“Kënga e këngëtares Prena Beci ‘Ti kam nis Dasmortë me të marrë’ viralizohet dhe kthehet në një super hit të rrjeteve sociale “

360

Prena Beci është një këngëtare e cila ka sjellë rreth vetes dhe këngëve të saj një numër shumë të madh të fansave, të cilët e ndjekin për zërin stilin dhe performancën e saj të veçantë.

Prena Beci ka një karriere mjaft të madhe dhe të mbushur me një larmi këngësh tingujsh dhe interpretimesh të shumta, ku shumë këngë janë kthyer në hite në Mirditën e saj të dashur, dhe më gjerë në mbarë shqiptarizmin që e do muzikën e pastër Shqipëtare.

Janë  vargjet e këngës Ti kam nisë Dasmortë me të marrë këngë e cila po shpërthen furishëm në rrjetet e ndryshme sociale e në veçanti në rrjetin social Tik Tok, ku dhe po bën namin duke u kthyer kështu në këngën më të klikuar dhe dëgjuar të momentit.

Kjo këngë ka pothuaj 11 muaj që ka dalë në Youtube, duke u bërë në këngën hit të dasmave mirditore dhe veriore gjatë sezonit’ por tani ka thyer çdo limit duke u viralizuar dhe mbushur rrjetin me zërin dhe tingujt e mrekullueshëm të artistes Mirditore Prena Beci.

Në linkun më poshtë ju ftojmë të shikoni dëgjoni dhe pse jo t’a këndoni këngën

Ti kam nisë Dasmortë me të marrë. 

Teksti: Gjovalin Dushaj

Muzika: Mark Gjoka (Mjeshtër i madh)

Orkestrimi: Saimir Gjoka 

Video  by: Artmedia