30 persona paraqiten në spital me shenja helmimi. Ja dyshimet

182

30 persona janë helmuar në Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. Siç raporton News24 personat janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore Shupenzë.

Kanë qenë fillimisht tre pjesëtarë të një familje që janë helmuar dhe dyshohet nga uji i pijshëm, pas dëmtimit të tubacionit dhe përzierjes me ujërat e zeza.

30 persona kanë marrë serum në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës, ndërkohë që po vazhdojnë të shkojnë edhe persona të tjerë nga gjithë zona, nga Gjorica, Hoshaten, Shupenza. Mjekët kanë deklaruar për gazetarin Doçi se nuk e dinë nga ka ardhur helmimi dhe se pacientët janë paraqitur nga zona të ndryshme.