Keni ëndërruar që të keni një Lamborghini? Tani mund ta blini për 20 000 euro… vetëm se ka një problem të vogël

269

Keni ëndërruar ndonjëherë që të keni një Lamborghini? E kush jo? Epo tani mund ta bëni për vete për vetëm 20 000 euro. Nuk është aspak çudi vetëm se është për ata që nuk e kanë problem që t’i japin një traktori.

Bëhet fjalë për një traktor të prodhuar nga marka e famshme italiane dhe që quhet Lambo1R dhe do të dalë në ankand me përshkrimin “Mënyra më e lirë për të zotëruar një Lamborghini”. Siç shkruan Daily Mail, ku traktor është i prodhuar në vitin 1964 dhe është restauruar në vitin 2016

Lamborghini nisi prodhimin e traktorëve në vitin 1948 dhe ata ishin mjetet më të përdorura në fushat italiane të asaj kohe pasi familja e pronarit të markës Supercar Ferruccio Lamborghini ishin të gjithë fermerë. Edhe sot, Lamborghini Trattori vijon të prodhojë traktorë, me modele të ndryshme që kushtojnë rreth 110 000 euro.