Çfarë e bën të veçantë një grua të shenjës së Binjakëve?

138

Çfarë e bën të veçantë një grua të shenjës së Binjakëve?

Po zgjedhim të flasim për vajzat e kësaj shenjë. Çdo të thotë të kesh në krah një grua Binjakë?

Diku, fshehur në mesin e atyre grave që përbëjnë femrën e Binjakëve, është një vajzë romantike, e cila është e aftë për pasion intensiv, në qoftë se ju mund të arrini të bëni një përzierje mendore, shpirtërore dhe fizike të plotë.

Një vajzë e Binjakëve, është e barabartë me disa femra. Mosha e saj do të jetë një çelës i rëndësishëm lidhur me atë që ju mund të prisni prej saj, sepse deri sa piqet, romanca dhe dashuria, do të jetë vetëm një lojë për të. Ajo mund të jetë e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme në një shkallë të pabesueshme.

Fillimisht, ajo gati do të kalojë në ekstaz nga buzqeshja apo zëri juaj, madje edhe nga mënyra sesi ecni. Pastaj ajo do ta lërë mënjanë ekstazinë e saj dhe do të kritikojë çdo gjë; që nga çorapet deri tek prerja e flokëve tuaj dhe këtë ajo zakonisht e bën me zgjuarsi, sarkazëm dhe mprehtësi të tillë, saqë ju mund të keni nevojë për jod, për të mjekuar plagët.

Tani, mos lejoni që kjo t’ju bëjë të prjashtoni veten nga konkurrenca për këtë femër. Mos harroni, ju do të merrni të paktën dy femra në një dhe ky është pa diskutim një pazar me leverdi.

Jepini asaj besimin për të cilin ka nevojë. Ajo zakonisht do të arrijë të mbajë brenda vetes së vet, karakterin e saj kompleks dhe nuk do t’ju ngarkoj me të. Ajo do të jetë një partnere me shum gjallëri dhe gëzim. Shumicën e kohës, (kur gjendja e saj shpirtërore është e mirë), ajo do t’ju ndriçojë me personalitetin ekspresiv, do t’ju zbavisë me fjalët e saj të zgjuara dhe të mprehta dhe do të bisedojë me ju në një mënyrë inteligjente, për pothuajse çdo temë që ekziston.

Ajo u gëzohet të gjitha gjesteve sentimentale të romancës dhe nuk ka probleme për t’u nënshtruar. Nuk ka grua tjetër që mund t’ju kënaqë me më shumë mënyra imagjinare të të dashuruarit dhe të gjitha këto me kaq shumë sharm. Ajo mund përplasë qerpikët me feminilitet dhe delikatesë, por ajo nuk është aspak e pafuqishme kur është fjala për të fituar jetesën e saj.

Një femër e Binjakëve mund të luajë rolin e vajzës marramendëse dhe të përsosur, duke e bërë të pafuqishëm një mashkull, pasi t’i ketë marrë mendjen dhe bllokun e tij të çeqeve. Por ajo, pa problemin më të vogël, mund të kthehet në një shtëpiake të adhurueshme dhe pastaj, me po kaq lehtësi mund të kalojë në një intelektuale serioze, që studion filozofët e mdhenj dhe flet për politikë apo poezi shkëlqyeshëm. Pastaj papritmas mund të kthehet në një pako me emocione të vërteta, plot me nerva, lot dhe frikëra. Ajo me siguri nuk do të jetë asnjëherë monotone.

Ju do të gjeni një mikeshë shumë të mirë tek ajo. Vajza e Mërkurit do t’ju shoqërojë në të gjitha aktivitetet sportive dhe ajo do të tregojë interes për të gjitha sportet në natyrë, pavarësisht se ajo duket e butë dhe shumë femërore.

Pasi t’i propozoni asaj dhe ajo ju ka pranuar, ju mund të ndieni keqardhje për të gjithë ata njerëz që janë dënuar me një jetë monogamie vetëm me një grua. Ju do të keni disa gra kur të martoheni me Binjaken tuaj.