Njihuni me shqiptarin Toni, trajnierin e kërcimit në Finlandë

90

Njihuni me shqiptarin Toni, trajnierin e kërcimit në Finlandë

Gjithmonë talenti i artistëve shqiptarë që megjithëse kanë lënë Kosovën e jetojnë larg po shkëlqen. Personazhi ynë është Meriton Berisha që shkurt njihet si Toni jo pak i njohur edhe në ato vite si kërcimtar i break dance në grupe e klipe të ndryshme, por tashmë ka vite që jeton në Finlandë pa e harruar edhe pasionin e tij.

 

Megjithëse ne mësojmë se Toni kishte pushuar pak nga vallëzimi e ka qenë gruaja e tij e cila e mbështeti dhe e ndihmoi që sot të jetë trajner në 5 shkolla të vallëzimit break dance atje ku jeton. Ai kujtojmë se kur ishte në Kosovë që në moshën 14 vjec ka vallëzuar në Poli Fest, Kosova Fest, në Telebingo Kosovare por edhe në grup me Zzap në fillim me grupin me emrin ” 4 The Battle”, edhe shokêt e tjerë të grupit Beni, Taulanti, Petriti dhe Përparimi, e ku ju bashkua edhe Chriss, ku Toni merrte pjesë dhe nëpër gara. E si grup bashkëpunuan edhe me grupe të tjera të Suharekës, Istogut, Gjakovës e Prishtinës.

Artisti i artit të veçantë në Finlandë është mjaft i kërkuar, ndërsa synon gara të mëdha botërore për talentët që ai ushtron dhe kurrë siç thotë vetë ai që nuk i dihet. Por rasti i fundit ishte ku dy nxënêsit e tij në shkollë ku mes 40 videove fituan vendin e parë pët stilin break dance . Por Toni nuk e harron kurrë Kosovën e një ditë si çdo mërgimtar edhe mund të kthehet, por pse jo me qenë koregraf i stilit break dance, ndërsa nuk harron kurrë idhujt e tij kur ishte i vogël por sot me synime e të ardhme të madhe. Nëse doni të dini më shumë qoftë për të mësuar edhe ndonjë stil që ai kërcen mund ta ndiqni në instagramin e tij me emrin tonny_zp pasi ai publikon dhe mjaft video mjaft interesante.