“Shpopullimi kjo plagë e cila po boshatis vatrat Shqiptare’ nga malsori i sukses’shëm Viktor Popaj”

68

Viktor Popaj është një nga ata njerëz që vetëm jep për çështjen e Atdheut në këmbim të mirëqënies qytetare.

Më poshtë ju sjellim një shkrim të Zotit Viktor Popaj, marrë nga Gazeta Dielli.

Shpopullimi i Shqipërisë është bombë demografike, një plagë afatgjatë e kombit tonë që do ndikojë edhe në dekadat që vijnë. Ikja e shqiptarëve është një shqetësim kombëtar. Faktorët politik, ekonomik, social e global po i detyrojnë shqiptarët të lënë trojet e tyre.

Një Shqipëri që u luftua për përparimin e saj e lulëzimin e saj ndër dekada, të trishton pafund sesi po mbetet e shkretet çdo ditë. Bukuri natyrore e hyjnore, vriten prej ikjes së bijve të shqipes. Keq’qeverisja, korrupsioni, krimi, braktisja e qytetarëve prej shtetit kanë sjellë një emigrim masiv si të vetmen shpresë dhe mundësi për popullin shqiptar.

Shqiptarët nuk ndjehen të sigurtë në vendin e tyre, nuk ndjehen të përfaqësuar, të mbrojtur dhe skanë asnjë garanci për ëndrrat e fëmijëve e të ardhmen e tyre. Shqiptarët kanë nevojë për shtet, për një qeveri që u shërben qytetarëve, jo një qeveri që i harron qytetarët e saj. Ikja e shqiptarëve për shkak të qeverisë së keqe është një dhimbje dhe shkatërrim për shoqërinë, shtetin e kombin tonë.

Ikjet janë të dhimbshme në çdo kohë, ikjet pa kthim, janë një fatkeqësi që do na ndjekë si mallkim për dekada e dekada. Emigrimi masiv do jetë drama jonë si komb. Shpopullimi është makth i tmerrshëm.
Viktor Popaj.
Anëtar i Këshillit të Vatrës.