“Shenjat e Zodiakut dhe Tradhëtia.. Si reagojnë në çdo rast të tillë “

350

Tradhëtia, në një hartë, duket nga shumë agjentë, si nga pozicioni I Afërditës në shenja të caktuara si Dashi, Binjakët, Shigjetari, Ujori dhe Peshqit.

Gjithashtu, tendencat për tradhëti janë të shumta nëse planeti I dashurisë ndodhet në shtëpinë e parë, të tretë, të nentë, të njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë të hartës.

Sigurisht, rëndësi kanë dhe këndet që krijon Afërdita në hartën e ditëlindjes (positive apo negative) më Neptunin, këndet e Afërditës me Saturnin pasi dhe këndet e Marsit me Neptunin.

Një shenjë tjetër të rëndësishme është kur Plutoni gjëndet në shtëpinë e pestë.

Eshtë pothuajse e pamundur të rëndisim shenjat në lidhje se kush tradhton më shumë. Secili prej tyre e bën për arsyjet e tij. Dashi tradhëton thjesht për të treguar se është I aftë ta bëjë, Demi sepse ndikohet nga erotizmi I tij, Binjakët tradhëtojnë për t’u argëtuar dhe të ndryshojnë figura, Gaforrja sepse e keni lënë shumë vetëm, Luani sepse është macok dhe dëshiron një mace, Virgjëresha sepse e ka në natyrën e tij dhe kështu pret që ta zbuloni për ta dënuar, Peshorja tradhëton sepse është gjithmonë rasti për të shenjtëruar por tundimet nuk e lënë të qetë, Akrepi tradhton me qëllim ta zbuloni dhe ta tradhëtoni dhe ju dhe kështu të fillojë një lojë ndërgjegjjeje dhe kërcënimeve psikologjike. Shigjetari tradhëton nga zemërgjërësia (përse tu shterojë të tjerëve artin e tij erotic?), Bricjapi do t’ju tradhëtojë të t’ju kthyer tradhëtinë tuaj, Ujori tradhëton pa tradhëtuar sepse për të nuk ekziston kjo fjalë dhe Peshqit ju janë jo besnikë sepse duhet t’i kuptoni dhe t’i falni.

Dashi 21 Mars- 20 Prill

Dashët janë besnik dhe të ndershëm por kjo nuk do të thotë se nuk janë dhe të befasishëm! Preferojnë lojën e joshjes më shumë se nga vetë loja erotike dhe synimi I tyre është gjithmonë ta arrijnë. Shumë herë atëher, jetojnë dashuri të papritur dhe jetëshkurtër që nuk kanë ndonjë vlerë sentimentale të thellë për ta. Munden të bëhen ekzagjerues me partnerin e tyre kur kanë tradhëtuar dhe kjo është një nga shenjat që i bën të bien në sy.

Mashkulli: kërkon gjithmonë lojën sepse është fëmija I përjetshëm I shenjave të zodiakut. Kjo do të thotë se i intereson të jetë i gjallë dhe të shkelë syrin. Shumë herë, nuk mendon dhe kjo mundet të jetë e rrezikshme brenda një lidhjeje sepse mund t’ju dalë tradhëtia sheshit.

Femra: Eshtë besnike por është thelbësore për një femër Dash të fitojë sigurinë përmes ledhatimeve dhe në fakt të ndjejë dashurinë. Do të qëndrojë afër jush për pak kur këto të pakësohen, por kur pasioni dhe romantizmi të mbarojnë atëher do t’ju ikë.

Demi 21 Prill- 20 Maj

Demët janë ose munden të bëhen shumë pushtues. Janë shumë të ndjeshëm dhe nëse dëshirat e tyre erotike mbulohen brenda lidhjes që kanë, atëher në përgjithësi janë një nga shenjat më besnike. Ajo që preferojnëështë të krijojnë dhe të ndërtojnë një të ardhme stabël me partnerin/ partneren e tyre me synim të largët martesën apo bashkëjetesën. Nuk rrezikojnë shkatërrimin e asaj të ardhme për një tradhëti edheb pse luajnë shumë me shikimin.

Mashkulli: Do t’ju tradhëtojë vetëm kur të ndaloni ta kuptoni dhe admironi. Kjo jo sepse është egoist por sepse dashuria për partnerin e tij buron nga zemrae tij. Në përgjithësi ama është mashkulli më besnik nga të gjitha shenjat e zodikaut.

Femra : Femrat Dem janë shumë të ndjeshme dhe ajri I tyre erotik përcillet kilometra rreth tysh. Kjo krijon përshtypjen se flirtojnë me të gjithë por nuk bëhet fjalë për vetëm një përshtypje. Do t’ju tradhëtojnë vetëm nëse nuk jeni korrekt me të dhe nuk e vlerësoni mjaftueshëm.

Binjakët 21 Maj- 21 Qershor

Binjakët mërziten shumë lehtë në rutinën e përditshmërisë brenda në një lidhje dhe kanë nevojë të rifreskohen shpesh, jo vetëm në pjesën e tyre erotike sigurisht, por në gjicka të personalitetit të tyre. Analizojnë ndjenjat e tyre me bazë llogjikën dhe kur e shohin se nuk janë të kënaqur brenda lidhjes dhe kur e shohin se gjërat negative I kalojnë ato pozitivet në mendjen e tyre, atëher tradhëtia është gjëja më e lehtë.

Mashkulli : Me një mashkull Binjak kurrë nuk mundesh të jesh I sigurt. Eshtë njeri I cili jeton të tashmen dhe nuk interesohet për të nesërmen. Eshtë I paparashikueshëm dhe mundet të kërkojnë eksperienca dhe diku tjetër. Ka një joshje të cuditshme, ku pa bërë shumë gjëra, femrat nuk I rezistojn.

Femra : Femra Binjak dëshiron të jetë e pavarur dhe nuk mundet të përshtatet me dëshirat tuaja.Nëse mundeni ta pranoni këtë atëher do t’ju jetë besnike dhe do t’ju marrë shumë serjozisht. Nëse jo ama, atëher nuk do t’ju jetë besnike për shumë. Fëmra Binjake duhet ta besoni dhe ta lini të lirë, vetëm atëher do të jetë plotësisht e juaja.

Gaforrja 22 Qershor- 22 Korrik

Edhe pse janë psikologjikisht të paqëndrueshëm dhe stresuesm dedikimi në shtëpi dhe familje është korrekt dhe rrallë tradhëtojnë. Kjo nuk do të thotë se janë vërtet nga natyra e tyre besnikë. Ndikohen shumë nga ndjenjat dhe gjëndja e tyre psikologjike dhe nëse gjërat nëlidhjen e tyre nuk shkojnë mirë mundet të mos e prishin lidhjen port ë kërkojnë ndjenjën dhe mirëkuptimin e ngrohtë diku tjetër.

Mashkulli : Eshtë shumë e lehtë por edhe shumë e vështirë njëkohësisht t’ju tradhëtojë. Do ta bëjë dicka të tillë vetëm kur ta lëndoni dhe është shumë e thjeshtë të lëndohet një Gaforre.

Femra : Nëse nuk ndjen siguri atëher mundet të mos j’ua tregojë direkt por do t’jua tregojë më ngrirjen e saj. Kur ta shihni, lëvizni menjëherë ta siguroni sentimentalisht sepse nëse nuk e bëni shpejtë do t’ju tradhëtojë. Shpesh herë janë besnikë të përjetshem.

Luani 23 Korrik- 22 Gusht

Luanët kërkojnë gjithmonë enthusiazmin në gjininë e kundërt dhe gjithnjë kanë përfaqësues të tillë rreth tyre. Nga lidhja e tyre kanë nevojë ti vlerësojnë dhe t’u japin gjithnjë ngrohtësi dhe pranim. Në rast se dicka nuk shkon mirë në lidhje, Luanët ekzagjerojnë dhe luajnë situatën dhe atëher është pika kur arrijnë të tradhëtojnë, më shumë për të treguar dicka partnerit/ partneres tyre, brenda një mënyre teatrale.

Mashkulli: Mundet të mos e tregojë por xhelozon dhe është shumë pushtues. Nëse ju do sinqerisht, nuk ka për t’ju tradhëtuar. Nëse ama nuk I tregoni enthusiazmin tuaj në bazë përditshmërie atëher mundet dhe ta bëjë. Pasi e di dhe që u pëlqen të tjerëve.

Femra: I pëlqen të flirtojë por deri aty dhe vetëm për arsyje të vetësigurimit të saj. Nëse tradhëton, varet ekskluzivisht dhe vetëm nga ju. Nëse ka kuptuar se ju ishit të pabesë, është e sigurt që do ta paguani me të njëjtën monedhë. Nëse nuk vlen dicka e tillë, atëher e keni lënë pas dorë këto kohë dhe kërkon enthusiazmin dhe ngrohtësinë diku tjetër.

Virgjëresha 23 Gusht- 22 Shtator

Virgjëreshat janë në përgjithësi të mbyllur dhe të turpshëm porn ëmomentin kur dashurojnë, bëhen persona të tjerë dhe ndjenjat e tyre marrin flakë. E tregojnë me fjalë dhe vepra atë që ndjejnë pastër dhe vazhdimisht pa asnjë hezitim, edhe pse gjithmonë kanë një anë të fshehtë të cilën asnjëherë s’do e fshaqin. Nëse ju tradhëtojnë atëher lidhja juaj ka mbaruar tashmë për ata dhe është thjesht cështje kohë t’ju lënë.

Mashkulli: Kur e gjejnë atë që kërkojnë dhe kanë një lidhje stabël atëher shumë vështirë të bëjnë lëvizje që do të prishnin këtë stabilitet. Nuk janë meshkuj që rrezikojnë të sigurtën. Kanëama një peng të fshehur të cilën nuk e shfaqin asnjëherë dhe jetojnë brenda dickajë që e pranojnë pa e dashur vërtet. Do t’ju tradhëtojnë për t’ju treguar me këtë mënyrë se dicka nuk shkon mirë në lidhjen tuaj.

Femra: Ajo që kërkon kjo femër dhe bën gjithcka për ta arritur ëhstë dashuria e vërtetë dhe kjo është arsyeja e vetme që do mundej të tradhëtonte. Nëse nuk ndjen se e kuptoni plotësisht( dhe kjo mundet të jetë shumë e vështirë disa herë) dhe thjesht lidhja ka humbur brenda përditshmërisë duke e bërë me siguri të shikojë diku tjetër.

Peshorja 23 Shtator- 22 Tetor

Peshoret kanë një frikë të përjetshme, se do të mbesin vetëm në këtë botë. Për këtë atëher bëhen të shkëlqyer në talentin e joshjes dhe të eksitimit. Munden të jenë shumë egoist dhe të aspirues dhe për të mbuluar pasiguritë e tyrë munden lehtë të tradhëtojnë vecanërisht madje kur ndjejnë se partneri I tyre nuk u jep vazhdimisht rëndësinë e kërkuar dhe interesin që konsiderojnë se u përket dhe kanë nevojë. Janë njerëz të dashuruar me dashurinë dhe e kërkojnë gjithandej dhe gjithmonë.

Mashkulli: Eshtë gjithmonë I ngatërruar, flirton me c’do kënd dhe gjithmonë ka një arsyetim bindës. Me shumë gjasa t’ju ketë tradhëtuar tashmë! Ka shumë rëndësi për të tu pëlqejë të tjerëve dhe të ndjejë se i josh të gjithë rreth tij, meshkuj dhe femra.

Femra: Një peshore ka nevojë t’I njihet vlera e saj për të qënë mirë dhe nuk do të tradhëtonte sepse për të rëndësi ka harmonia në lidhje. Do të shkontë me dikë tjetër vetëm nëse është më vlerësues nga ju dhe i ofron gjithcka ka nevojë, siguri dmth dhe fjalë të bukura shpirtërore.

Akrepi 23 Tetor- 21 Nëntor

Akrepët janë njerëz më pasione të thella, të ndjeshëm, seksualë dhe këto karakteristikat e tyre mundet t’’ju verbojnë dhe t’ju shtyjnë drejt tradhëtisë. Zakonisht janë të ndershëm, të sinqertë dhe me ndjenja të thella. Janë disi si hobi I tyre të hedhin rrjetat e tyre dhe të flirtojnë duke patur madje dhe sigurinë se do të arrijnë ta joshin “viktimën” e tyre.

Mashkulli: mundet të ketë një rradhë të tërë të interesuarash dhe në përgjithësi si mashkull të ketë shumë kërkesa por nuk do të tradhëtonte asnjëherë. I pëlqen loja e magnetizmit por sytë e tij janë gjithnjë të kthyara dhe vetëm mbi partneren e tij. Mjafton sigurisht të jenë të kënaqur seksualisht nga ju. Seksi luan një rol të madh në jetën e tij.

Femra: Nuk do t’ju tradhëtojë asnjëherë. Nëse jeni partneri juaj do të thotë se ju ka zgjedhur me llogjikë dhe parandjenjë për të krijuar shtëpi dhe fëmijë me ju. Nuk do të lejojë as të kalojë ndërmend idea e tradhtisë. Nëse nuk është e kënaqur seksualisht nga ju ama, atëher sigurisht do të përfshihet në tundimin të shohë diku tjetër dhe të kërkojë dicka ndryshe, edhe pse do t’ju tradhëtonte me vështirësi.

Shigjetari 22 Nëntor- 21 Dhjetor

Shigjetarët janë shenja adventurierë dhe kërkojnë vazhdimisht tërheqje dhe joshjë mendore. Dashuria për ta është një fushë brenda se cilës munden të mësojnë, zhvillohen, shterojnë njohjet e gjërave të përjetuara dhe zgjerojnë horizontet e tyre. Nuk angazhohen direkt dhe shpejtë. Brenda një lidhje kërkojnë gjithmonë të renë dhe kanë nevojë të eksitohen dhe të gjuajnë vazhdimisht dhe nëse jeni të inaktiv atëher sigurt do t’ju tradhëtojnë.

Mashkulli: Nuk është një mashkull tradhëtar nga natyra e tij thjesht I pëlqejn shumë flirtimi. Do t’ju tradhëtojë nëse e kufizoni dhe nuk e lini të marrë frymë. Nëse nuk kujdeseni për pamjen dhe veshjen tuaj, sigurt do të shohë diku tjetër.

Femra: Ajo që do është t’i silleni në mënyrë shumë të sjellshme. Nuk duhet ta urdhëroni ndonjëherë për dicka. Dëshiron të ndjejë siguri dhe mbrojtje. Nëse I ka këto atëher do t’ju jetë përjetë besnike. Nuk duhet ama të jeni të ngarkuar dhe kufizues me të, pasi ka nevojë për liri. Kurrë mos e lini pasdore pamjen dhe veshjen tuaj kur jeni të lidhur me një Shigjetare.

Bricjapi 22 Dhjetor- 19 Janar

Bricjapët janë më shumë gjasa shenja më besnike e zodiakut dhe pse në c’do rregull ka dhe përjashtime. Janë persona të qëndrueshëm, tipik dhe mundeni të mbështeteni mbi ta nga momenti që jeni në një lidhje. Drejtohen gjithmonë nga llogjika dhe nëse ndodhen në pikë të tradhtojnë do ta mendojnë mirë para se ta bëjnë. Një arsyje që do mundeshin të lëviznin jashtë lidhje është nëse mesojnë apo dyshojnë se e keni tradhëtuar ju më parë.

Mashkulli: Sado serjoz të duket, ajo që ka nevojëështë vlerësimi juaj dhe ti thoni sa I bukur dhe zgjuar është. Eshtë shumë më i ndjeshëm nga ajo që tregon dhe ka më shumë pasiguri nga ato që mund të ketë një mashkull Gaforre.

Femra: Eshtë një femër e cila trupin e saj e komandon me mendje. Nuk ka mundësi t’ju tradhëtojë vec se me karrierën e saj. Nëse ama kupton se nuk e vlerësoni aq sa meriton qoftë dhe të nuhasë se e keni tradhëtuar ju, atëherë do t’ju lëndojë më të njëjtën monedhë.

Ujori 20 Janar- 18 Shkurt

Ujroët kënaqen kur janë të rrethuar nga shumë persona që kanë madje dhe personalitete të ndryshme sepse kanë nevojë ndoshta më tepër dhe se për ajër, të ndajnë më shumë ide dhe të mësojnë gjëra të reja. Për ta tradhëtia nuk eksiston dhe kur e bëjnëëhstë njësoj sikur të pinë në një gotë uji më dikë tjetër. Asgjë dmth, pasi gjithcka për ta është një hapësirë në mëndje. Kanë nevojë të jenë plotësisht të lirë por duan lidhja e tyre t’ju mbështesë dhe tu japë zemër njëkohësisht.

Mashkulli: Eshtë besnik si mashkull thjesht ka nevojë të ekzistojnë shumë gjëra të reja interesante të cilat do mundet të ndajë dhe të flasë me lidhjen e tij. Seksi është një nga ato edhe pse thellë thellëështë një nga meshkujt më romantic të shenjave të zodiakut.

Femra: Eshtë një nga femrat më të rrezikshme të zodiakut për sa I përket temës së tradhëtisë. Ka nevojë për shumë liri dhe për këtë arsyje duhet ti keni sytë 14 pa e kufizuar sigurisht sepse atëher jo vetëm që do t’ju tradhëtojë por do t’ju lërë plotësisht.

Peshqit 19 Shkurt- 20 Mars

Peshqit janë gjithnjë të shqetësuar dhe të ngatërruar. Thellë thellë, janë persona të ndjeshëm dhe nuk është aspak e cuditshme një Peshk të jetë njëkohësisht I dashuruar me dy persona dhe të ndjejë vërtet për të dy. Disa herë kanë tendencën të shmangin përgjegjësitë dhe realitetin e hidhur dhe të arratisen nga to. Nuk është aspak e lehtë të tradhëtojnë, akoma dhe të jetojnë një jetë të dyfishtë për një periudhë kohore të gjatë, para se ti zbuloni.

Mashkulli: Kanë nevojën c’do periudhë të rrinë pak vetëm. Nëse nuk ngjiteni mbi ta dhe nuk i mbysni sigurisht atëherë nuk ka asnjë problem. Gjithmonë të jeni ata tëkujdesshëm me ta sepse tradhëtinë e tyre munden ta bëjnë dhe ta mbulojnë shumë lehtë pa kuptuar asgjë ju.

Femra: Eshtë një femër e përmbledhur dhe ka nevojë t’ju admirojë dhe ta mbroni. Nëse nuk jeni “princi I kaltër” I përrallës, do t’ju tradhëtojë dhe nuk ka shumë rrugëzgjidhje. Zhgënjehet shumë lehtë dhe nga mendja e saj kalojnë skenare të pafundme. Mundet t’ju tradhëtojë vetëm dhe vetëm sepse imagjinoi sikur e keni tradhëtuar dhe ju.