“Vëllai i Madh” organizoi një lojë, e cila ndau banorët në grupe dhe sipas grupit përkatës, banorët duhet të qëndronin të lidhur me njëri-tjetrin. Kush hiqte rripin, dilte në nominim. Dhe gjejeni pak kush e bëri: Luizi dhe Olta.
Luizi e nxiti Oltën që të shkonin “në një finale të parakohshme”. “Tregoje veten! Unë dhe ti në nominim. Hiqe rripin dhe mbyllja gojën të gjithëve! Shqipëria mban frymën! Ose ti, ose unë në këtë në Shqipëri”, i tha Luizi – Oltës.
Ajo e hoqi, por sigurisht, jo kaq e nxitur nga Luizi, pasi edhe e kishte menduar paraprakisht, por edhe sepse bëri disa llogari, të cilat ia tregoi Armaldos.
“E hoqa rripin, sepse me heqjen e rripit nga ana e Luizit, grupi ynë nuk ka imunitet, është i nominueshëm. Pra, ne jemi të nominueshëm. Përderisa jemi të nominueshëm, unë heq rripi dhe e bëj si burrat! Njëri nga këta do të dalë në nominim si vdekja!”, i tha Olta Armaldos.
Shënim: Jo domosdoshmërisht produksioni do të nxjerrë “kokë më kokë” në nominim Luizin dhe Oltën, pasi është ende herët që të dy banorët të ballafaqohen në këtë mënyrë. Gjithashtu, në nominim shkojnë 3 ose më shumë persona. Situata është hipotetike dhe presim spektaklin e së shtunës për të parë nominimin.
Megjithatë, në situatën në fjalë mund të votoni se kush do të vijojë rrugëtimin në “BBVA”: