Olta e kap sërish me produksionin, ja shqetësimi në lidhje me Luizin

87

Aktorja Olta Gixhari e ka akuzuar shpesheherë produksionin, edhe në mënyrë indirekte se bashkëpunon me Luizin. Rasti i fundit është ai i ditës së sotme, ku ndërkohë që po pastronte dhomën e ndenjës, Olta është shprehur se Luizi “fluturon” në atë shtëpi, pasi “ia kanë shtruar rrugën”.

“Të ka hypur vetja në qejf shumë o Luiz. Duhet të të ulet një çikë. Duhet të të ulen pendët. Se po fluturon shumë. Po nuk ke faj ti që po fluturon, po ta kanë shtruar rrugën që të fluturosh. Të kanë përkëdhelur shumë këtu,”-u shpreh Olta Gixhari.

Më herët ishte edhe rasti i “burgut” ku dyshja bënë edhe një debat të ashpër me njëri-tjetrin, pas një loje që Luizi i bëri Kristit, Armaldos dhe Oltës, duke thënë se kishte negociuar me “Vëllain e Madh” për të dalë nga burgu. Këto ankesa për produksionin dhe sjelljen e Luizit, aktorja i ka thënë edhe në Prime duke theksuar se janë provokime të hapura nga këngëtari.

Pas kësaj situate Arbana iu drejtua banorëve duke iu thënë se produksioni nuk negocion dhe nuk mban anën e askujt, madje u shpreh se nëse dikush ka dyshime të largohet nga loja. Në një tjetër moment, Arbana duket se iu përgjigj edhe kritikave dhe aludimeve në rrjet për marrëdhënien e saj me Oltën, jashtë shtëpisë.

“Edhe mua më thonë “je shoqja e Oltës”, por nuk po them gjë”- u shpreh Arbana, duke bërë kështu reagimin e parë ndaj dyshimeve që janë krijuar në rrjet.