Fundi i shkurtit është vetëm pak ditë larg dhe me ardhjen e muajit të ri, Marsit, shumë njerëz po pyesin se çfarë rezervojnë yjet.
Si do të shkojë dashuria, a do të ketë takime të reja për beqarët? Dhe për ata që kanë investuar në angazhime të reja pune, çfarë do të ndodhë?
Astrologu i famshëm italian, Paolo Fox ka publikuar horoskopin e muajit të tretë të vitit, mars 2023 që noa.al jua sjell më poshtë.
Muaj plot ngjarje për të lindurit në shenjat e Dashit, Demit dhe Binjakëve
Dashi
Parashikohen lajme të mira për të lindurit e kësaj shenje, të cilët këtë muaj të ri rezultojnë të jenë plot iniciativë dhe të etur për të provuar fatin në fushën profesionale, madje edhe në atë sentimentale. Është gjithashtu një kohë e mirë për të marrë vendime. Vendosmëria juaj do t’ju bëjnë të bëni zgjedhjet më të mira.
Demi
Duhet të zgjeroni njohuritë tuaja, me siguri do të keni mundësi të shkëlqyera pune, thjesht mos i humbisni mundësitë që do të shfaqen. Në dashuri është më mirë të shtyni vendime për momentin, por ç’është e vërteta, ka histori që janë të destinuara të marrin fund, është e kotë të këmbëngulësh kur nuk ekzistojnë kushtet.
Binjakët
Duhet të jeni gati për të marrë vendime që janë thelbësore jo thjesht për tani, por edhe për të ardhmen tuaj. Mos hezitoni, kjo është koha e duhur për të përballuar vështirësitë, sigurisht, me synimin për t’i kapërcyer ato. Ajo që duhet të bëni është që të merrni pozicione të prera. Gjithashtu shmangni vazhdimin e projekteve që nuk kanë rezultuar të frytshme.
Mundësi të reja vijnë për Gaforren, Luanin dhe Virgjëreshën
Gaforrja
Nuk do të mungojnë mundësitë, por duhet të jeni në gjendje të shfrytëzoni më të mirat për ju. Mundohuni të mos rrëmbeheni nga gjendja juaj shpirtërore e cila në muajin mars mund të jetë shumë e luhatshme. Nëse arrini të shfrytëzoni sa më shumë opsionet që do të keni, do të mund të vendosni themelet për risi të rëndësishme si në dashuri ashtu edhe në punë.
Luani
Është një shenjë shumë e sigurt në vetvete, e vetëdijshme për cilësitë dhe ambiciet e saj. Për të lindurit e kësaj shenje do të ketë konfirmime dhe gjithashtu disa të reja në fushën profesionale. Në dashuri gjithçka shkon në mënyrën më të mirë. Muaji që do të fillojë premton të jetë jashtëzakonisht i favorshëm.
Virgjëresha
Jeni tepër të përqendruar në punë, por nuk mund të mendoni vetëm për të, kushtojini vëmendje edhe momenteve të lira dhe relaksit. Kështu që përpiquni të ndani pak kohë për veten tuaj. Në dashuri situata nuk është më e mira, po përfshiheni në diskutime të vazhdueshme që rrezikojnë të rezultojnë boshe, të pavlera dhe të shkatërrojnë lidhjen.
Shumë të fokusuar në punë: Peshorja, Akrepi dhe Shigjetari
Peshorja
Ky muaj që po vjen shënon një periudhë tranzicioni për ju, por kjo nuk do të thotë se nuk është një periudhë pozitive. Në fakt, gjithçka që bëni gjatë kësaj kohe do t’ju ndihmojë të planifikoni ndryshime pozitive. Bëhuni pak më egoist, mendoni më shumë për mirëqenien tuaj.
Akrepi
Puna do të jetë në qendër të vëmendjes suaj në muajin e tretë të 2023. Do të jeni shumë të fokusuar në aktivitetin tuaj profesional, ndoshta me tepri. Vetëm se kështu, rrezikoni të harroni aspekte të tjera të rëndësishme të jetës suaj, duke përfshirë dashurinë.
Shigjetari
Një lajm i mirë është rrugës për të lindurit e kësaj shenje. Në veçanti, dashuria do t’ju buzëqeshë në këtë muaj mars. Megjithatë mos u nxitoni, përpiquni t’i merrni gjërat me qetësi dhe kjo nuk vlen vetëm në marrëdhënie, por edhe në aspektin profesional.
Pak tension dhe lëkundje për Bricjapin, Ujorin dhe Peshqit
Bricjapi
Jeni shumë i fokusuar në punë ndaj rrezikoni të përthitheni nga tensioni dhe stresi. Në dashuri, mos e detyroni veten të vazhdoni marrëdhënie që kanë rezultuar të papërshtatshme për ju. Nuk është gjithmonë e lehtë, por në planin afatgjatë mund të përfitoni prej këtyre vendimeve.
Ujori
Mos i zvarritni gjërat, përpiquni të jeni më aktivë dhe konkretë. Në dashuri, rrezikoni të humbisni mundësi të rëndësishme për shkak të frikës tuaj për të demonstruar ndjenjat tuaja. Është pikërisht ky ngërç që krijon përshtypjen se jeni pa lidhje në raport me gjysmën tjetër.
Peshqit
Mund t’ju hapet një skenar shumë interesant. Edhe pse nga ju po kërkohet një përpjekje e madhe, një lajm i mirë po vjen në punë për ju. Një tjetër i ngjashëm është rrugës edhe në fushën sentimentale. Shikoni përreth ju mund të keni hasur në dashuri dhe të mos e keni kuptuar këtë. /Noa.al