Luizi është i sëmurë rëndë, mbërrijnë mjekët në shtëpinë e Big Brother VIP, u mbahet e fshehtë banorëve. Ja si reagon Kiara

176

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP, ku personazhi kryesor i kësaj shtëpie është shumë sëmurë. Luiz Ejlli ka qëndruar për disa orë shtrirë në krevat pa folur me asnjeri.

Ndërsa Big Brother ka organizuar një festë për vajzat dhe gratë që ndodhen në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, mësohet se një ekip mjekësor ka mbërritur aty për t’i ardhur në ndihmë Luizit. Fillimisht, ai i ka treguar Kiarës dhe më pas Ermionës që është shumë sëmurë.

Ai u ka treguar dy banoreve se siç duket i është kthyer sëmundja e vjetër, pasi vuan nga stafilokoku. Më pas, Kiara ka kërkuar një vizitë mjekësore për Luizin në dhomën e rrëfimit, duke mos u treguar banorëve të tjerë.

I vetmi që e ka kuptuar këtë situatë ka qenë maestro, i cili ka dalë jashtë dhe i ka thënë Kiarës se paska ardhur një doktor për Luizin në shtëpinë e Big Brother, por kjo e fundit i ka kërkuar që mos të tregojë gjë tek banorët e tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që Luizi shpreh shqetësimin për sëmundjen e tij, ndërsa produksioni i Big Brother Vip tenton ta mbajë të fshehtë. Edhe pse Kiara ka hyrë disa hera brenda për t’u interesuar për njeriun e zemrës, produksioni nuk ka nxjerrë asnjë pamje të tyre.

Produksioni gjatë ditëve të fundit është munduar vetëm të nxjerrë keq Luizin dhe Kiarën, duke bërë edhe situatën e paprecedentë në Prime, ku i bënë gjyqin Kiarës për ta ndarë nga Luizi, ndërsa mbrojtjën tradhtinë e Kristit për të dashururën, duke tentuar ta lidhin me Keisin.