Sabiani merr vendimin ndaj Keisit pas puthjes së saj me Kristin.Sabiani ka treguar me reagimet e tij se është kundër lidhjes së Kristit dhe Keisit.
Kjo e fundit është shprehur e merakosur lidhur me mendimin e të atit, por nuk ka marrë një përgjigje nga produksioni.
Mbrëmjen e djeshme Keisi dhe Kristi dhanë puthjen e parë në buzë. Kjo erdhi në kuadër të një loje me dënime, por Kristi tha se nuk jep puthje kot.Sakaq, pas kësaj është vënë re se Sabiani ka hequr të bijën nga Instagrami. Në këtë mënyrë ka dashur të theksojë më shumë qëndrimin kundër lidhjes së saj.