VIDEO/ Tronditi fansat me ndryshimin e tij, ja si duket tani The Weeknd

241

The Weeknd tronditi të gjithë audiencën me paraqitjen e tij në videoklipin më të fundit të këngës ‘Save your tears’.

Reperi u shfaq me një fytyrë të deformuar që të kujton operacionet plastike të dështuara.

Ndryshimi në pamje të The Weekend është puna e artistit Mike Morino.

Fansat nisën të aludonin se kjo këngë ishte një dedikim për ish të dashurën, Selena Gomez, pasi edhe modelja që The Weeknd ka zgjedhur për videoklipin ka ngjashmëri shumë të madhe me këngëtaren. Mirëpo publiku u nda në opinione të ndryshme, pasi kishte dhe nga ata që thoshin se kënga është një thumb drejtuar Bella Hadid.

Ata shpreheshin se The Weeknd ka vendosur proteza për t’u dukur si Bella dhe për ta ironizuar për operacionet plastike. Modelja është përfolur shumë herë se ka kryer ndërhyrje estetike, por ajo e ka mohuar gjithmonë.

Madje fansat bashkuan foto të tij dhe të modeles për të vënë më në dukje faktin se The Weeknd bëri këto ndryshime për t’ju përafruar pamjes së modeles.

Mirëpo, pas pamjes së videoklipit The Weeknd i është rikthyer normalitetit dhe fytyrës së tij të vërtetë.

Së fundmi, artisti ka publikuar videon promovuese të performancës së tij në ‘Super Bowl LV’, ku u shfaq me pamjen natyrale duke qetësuar mijëra fansa që menduan se ndryshimi i tij ishte i vërtetë.

https://www.instagram.com/p/CJy2liOByx7/?utm_source=ig_embed