Horoskopi i muajit Mars/ Meri zbulon shenjën më me fat dhe surprizat e
Meri Shehu ishte e ftuar tek “Rudina” për të dhënë parashikimin për muajin mars duke renditur shenjat nga vendi 12 me më pak fat tek vendi i parë me shumë fat.
12. Shigjetari- Do kenë një katërkëndësh të fuqishëm me Saturnin në shenjën e Peshqve dhe kjo do ndodhë në çështjet familjare. Shumë Shigjetarë që kanë qenë të ndryshueshëm ose kanë bërë plane me lehtësi, tashmë nuk do i bëjnë dot më dhe do kenë më shumë përgjegjësi në aspektin familjar qoftë ndaj prindërve, qoftë ndaj familjarëve dhe projekteve të rëndësishme familjare.
11. Virgjëresha- Kemi Hënën e plotë në Virgjëreshë kështu që marrin një lajm të mirë me këtë Hënë në shenjën e tyre, do jetë në fokus të lajmeve dhe të ngjarjeve por do jetë një nga shenjat që për 3 vjet do ta ketë Saturnin përballë. Do kenë kujdes në partneritete, mund të martohen, por do kenë kushte të vështira përballë tyre që duhet t’iu përshtaten.
10. Demi – Është një shenjë e Tokës që nën ndikimin e Hënës së plotë në Virgjëreshë del bukur, por Saturni në Peshk do i godasë në diagonalen dashuri-shoqëri. Mund të humbin një dashuri ose shoqëri të madhe, pra duhet të kenë kujdes se si do i menaxhojnë marrëdhëniet e tyre me njerëzit e dashur.
9. Binjakët – Do sprovohen në karrierë dhe në planet për të ardhmen, kushtet do jenë më të vështira. Nuk do marrin dot më vendime për të ndryshuar kollaj kushtet e tyre. Mund të kenë probleme me eprorë, me ligjin dhe situata që në këtë 3-vjeçar doi vënë përballë një palëvizshmërie të madhe në jetën e tyre.
8. Peshqit – Saturni në shenjën e tyre i fut në një periudhë nga më të fuqishmet dhe më të vështirat. Shumë Peshq do marirn vendime të rëndësishme, mund të fejohen e martohen, të marrin një përgjegjësi më shumë. Saturni i fut përballë një përgjegjësie të madhe dhe si shenjë delikate, i shohin me vështirësi, do kushtëzohen, por do rriten e fuqizohen, por duhet të kenë shumë kujdes sepse depresioni dhe përballja me realitetin do i vërë përballë një kushti të vështirë mendor.
7. Luani – Do çlirohen nga Saturni në Ujor përballë shenjës së tyre. Kanë kaluar një 3-vjeçar shumë të vështirë, tani do merren me ekonominë, me të ardhurat dhe çfarë do mbledhin nga të tjerët dhe çfarë kanë humbur këtë 3-vjeçar, do shohim rezervuarët e tyre me sa vështirësi ose lehtësi do t’i mbushin në këtë kohë ose fillojnë të mendojnë për të ardhmen e tyre.
6. Dashi – Janë shumë mirë me Jupiterin në shenjën e tyre, por Saturni në Peshk i vë përballë një pune të vështirë ose problemi të fortë ligjor. Për këtë 3-vjeçar nëse Dashët nuk kanë pasur marrëdhënie korrekte ligjore, mund të bien pre e narkotikëe, e ligjit, e punëve që bëhen me narkotikë ose punë të fshehta e të dyfishta që mund t’i vënë në vështirësi shumë të madhe. Saturni në Peshk prek anën e narkotikëve dhe ilaçeve jashtë mase dhe mund të shohim ose një shtim të madh të tyre ose ligjësim të disa situatave që lidhen me to.
5. Peshorja – Do merret me Saturnin në shenjën e Peshqve me punën dhe me shëndetin. Peshoret nëse janë shëndoshur, do bëjnë dieta shumë të rëndësishme.
4. Bricjapi – Saturni është planeti i tyre, futet në Peshk, do i bëjë pak më romantikë dhe do qetësohen. Do futen në projekte të buta, turizmi dhe komunikim me të tjerët. Do përshtaten pak më mirë në rrethanat e reja sepse Saturni kalon në një shenjë më komunikative dhe do u japë dominanca më pozitive.
3. Akrepi – Saturni në Peshk është në një nga shenjat e Ujit që e favorizon, e fut në një plan, projekt, i bën me fëmijë, i fut në punë serioze, i vë një detyrim që duhet t’i përgjigjen, por mbi të gjitha mund të gjejnë një partner shumë të qëndrueshëm në jetën e tyre ose të marrin një pasuri të mohuar deri tani.
2. Gaforrja – Saturni në shenjën e Peshqve këtë 3-vjeçar bëhen gati për marrëdhënie të fuqishme me jashtë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe një situatë të fortë filozofike apo fetare që mund të përshtatet, por duhet të kenë kujdes nga mësuesit e rremë, profetët apo udhëheqësit që mund t’i drejtojnë drejt një rruge të gabuar. I presin marrëdhënie të qëndrueshme, martesa e fejesa këtë 3-vjeçar.
1.Ujori – Shpëtojnë nga Saturni në shenjën e tyre dhe janë lodhur, ai kalon në aspektet ekonomike, në Peshk, më i butë për ta. Ikin nga pengesat personale dhe do saktësojë shpenzimet e të organizojë anën ekonomike. Hyjnë në një fazë të mirë ekonomike për ta. Hëna e plotë në Virgjëreshë do iu japë punë dhe shumë njerëz do kapin punë të rëndësishme që dalin këtë javë të parë të Marsit dhe iu jep mundësi të përfitojnë diçka.